Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT po zhvillon një pyetësor për të vlerësuar cilësinë dhe ndikimin e shërbimeve që ofron për komunitetin LGBTI+ në Shqipëri. Pyetësori është plotësisht anonim, dhe synon të mbledhë informacione për të përmirësuar mbështetjen për gratë LBT, punonjëset e seksit dhe të mbijetuarit e dhunës.
Pjesëmarrja në këtë studim është vullnetare dhe zgjat rreth 10 minuta. Asnjë informacion personal nuk do të ruhet, dhe të gjitha të dhënat do të fshihen pas përfundimit të vlerësimit.
Kontributi juaj është i rëndësishëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të fuqizuar zërin e komunitetit. Ju faleminderit që bëheni pjesë!