Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI+ është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë qytetarët pavarësisht orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinorë.
Aleanca ka për qëllim fuqizimin e komunitetit LGBTI+, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Aleanca nisi aktivitetet e saj në mars të vitit 2009, kur një grup vullnetarësh LGBT filluan punën mbi hartimin e programeve dhe aktiviteteve për komunitetin, dhe u regjistrua si organizatë jo-qeveritare në nëntor 2009.
Në kuadër të aktiviteteve dhe detyrimeve të saj, Aleanca LGBT po kërkon një auditues të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Aleancës. Audituesit pritet të japin një opinion të pavarur profesional mbi pozicionin financiar të Aleancës dhe të sigurohen që fondet e përdorura për aktivitetet e saj janë shpenzuar për qëllimet e synuara.
Auditimi duhet të përfundojë brenda tre javësh nga data e fillimit. Firmat e auditimit me bazë në Shqipëri kanë të drejtë të aplikojnë. Buxheti për këtë thirrje: 5000 EUR (bruto).
Afati i fundit për pranimin e ofertave është data 30 Nëntor.
Për më shumë ju ftojmë të konsultoheni me termat e mëposhtme të referencës: