Gratë lesbike, biseksuale dhe transgjinore (L*BT) në Shqipëri përballen me forma të ndërthurura të diskriminimit, dhunës, përjashtimit social dhe pengesave në aksesin në drejtësi. Megjithëse kuadri ligjor shqiptar përfshin garanci të rëndësishme në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit, zbatimi i tyre në praktikë mbetet i kufizuar dhe shpesh i pabarabartë.
Në shumë raste, vendimet gjyqësore dhe vendimet e institucioneve të pavarura nuk adresojnë në mënyrë të plotë dimensionet gjinore dhe strukturore të diskriminimit ndaj grave L*BT. Për më tepër, mungon një analizë sistematike e praktikës ekzistuese gjyqësore dhe të institucioneve të pavarura për të identifikuar tendencat, boshllëqet, standardet pozitive dhe nevojat për përmirësim të standardeve të aplikuara në vendimmarrje.
Në këtë kuadër, Aleanca LGBTI synon të angazhojë një ekspert/e kërkimi dhe analize ligjore për të zhvilluar një rishikim të thelluar nga pikëpamja lesbike dhe feministe të vendimeve të përzgjedhura gjyqësore dhe vendimeve të organeve të pavarura, me fokus në diskriminimin, dhunën, aksesin në shërbime, të drejtat familjare, njohjen ligjore dhe çështje të tjera relevante për gratë L*BT.
Për më shumë, referojuni dokumentit të mëposhtëm:
