Aleanca LGBTI po zbaton Fazën II të projektit “Solidaritet në Veprim” (01/08/2025 – 31/03/2026) me mbështetjen e Kvinna till Kvinna. Projekti ndërton mbi arritjet e Fazës I, duke u fokusuar në forcimin e aleancave feministe dhe për të drejtat e njeriut, zgjerimin e shërbimeve për gratë LBT dhe avancimin e reformave ligjore. Një shtyllë qendrore e kësaj faze është komunikimi strategjik: informimi dhe qëndresa ndaj retorikave anti-gjinore, rritja e dukshmërisë së realiteteve të grave LBT, amplifikimi i narrativave të solidaritetit dhe sigurimi i avokimit përmes fushatave, aktiviteteve publike dhe angazhimit me median.
Eksperti/ja i/e Komunikimit do të udhëheqë dhe zbatojë aspektet e komunikimit dhe dukshmërisë së iniciativës, duke siguruar që dezinformimi të kundërshtohet me narrativa të bazuara në fakte dhe që Aleanca dhe partnerët e saj të mbeten një prani e dukshme dhe e besueshme në sferën publike.
Për më shumë informacion, referojuni thirrjes në vijim:
