OKB thirrje për masa urgjente për mbrojtjen e LGBTI në Shqipëri

Facebook
Twitter
LinkedIn

Fitore për të Drejtat e Personave LGBTI+ në Shqipëri: Komiteti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore i OKB-së i Kërkon Shqipërisë Masa Konkrete për Njohjen Ligjore të Identitetit Gjinor dhe Partneriteteve të të Njëjtit Seks.

Në vërejtjet e tij përfundimtare për Shqipërinë, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (CESCR) i bëri thirrje shtetit shqiptar të marrë masa urgjente për mbrojtjen dhe njohjen ligjore të personave LGBTI+, duke adresuar veçanërisht diskriminimin sistemik dhe mungesën e njohjes ligjore të identitetit gjinor të personave transgjinorë dhe bashkimeve të të njëjtit seks.

Kjo është një fitore e rëndësishme për komunitetin LGBTI+ në Shqipëri dhe për Aleancën LGBTI+, e cila ishte organizata e vetme që i prezantoi Komitetit situatën e personave LGBTI+ në vend. Në vlerësimin e tij, Komiteti shprehu shqetësimin për mungesën e një procedure ligjore për njohjen e identitetit gjinor dhe bashkimeve të të njëjtit seks, si dhe për diskriminimin e vazhdueshëm në aksesin në shërbime bazike si shëndetësia, arsimi, punësimi dhe strehimi për personat LGBTI+.

Çfarë rekomandoi OKB për Shqipërinë?

Komiteti CESCR i Kombeve të Bashkuara i kërkoi qartë Shqipërisë që të:

– Adresojë diskriminimin e vazhdueshëm ndaj personave LGBTI+, veçanërisht në shëndetësi, arsim, punësim dhe strehim.

– Sigurojë zbatimin e plotë të Planit të Veprimit për personat LGBTI+ (2021–2027), duke garantuar fonde të mjaftueshme, duke rritur ndërgjegjësimin publik dhe duke forcuar mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies.

– Miratojë ndryshimet në Kodin e Familjes për të njohur ligjërisht partneritetet e të njëjtit seks dhe për të garantuar të drejtat e tjera që rrjedhin nga kjo njohje.

– Të zhvillojë dhe të miratojë një procedurë të qartë për njohjen ligjore të gjinisë, duke garantuar që personat transgjinorë të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë.

Pse është kjo një fitore e rëndësishme?
Këto rekomandime nuk janë vetëm një konfirmim i problematikave që komunitetet LGBTI+ përballin në Shqipëri, por edhe një thirrje e qartë për veprim.

Scroll to Top