Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum paraqesin ekspozitën “Art. 1”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Art. 1 Poster

Çdo vit, 17 maji festohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, në përkujtim të heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSh) më 17 maj 1990. Në mbarë botën kjo ditë kremtohet me ekspozita, manifestime dhe evente të tjera. Këtë vit, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ka bashkëpunuar me The Unstraight Museum (Muzeu Jostrejt) nga Suedia për të organizuar dy javë aktivitetesh që rrethojnë ekspozitën e titulluar Art. 1, e cila do të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kjo ekspozitë përbëhet prej dy pjesësh. Pjesa e parë përfshin ekspozita prej muzeumeve të ndryshmë suedezë të cilat adresojnë tematikën e homoseksualitetit në kontekstin muzeal dhe të praktikave kuratoriale. Kjo pjesë është e organizuar prej The Unstraight Museum në bashkëpunim me Swedish Institute (Instituti Suedez) dhe pas inagurimit të tij në Stokholm në vitin 2008 ka vizituar Letoninë, Serbinë, Bosnie-Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën dhe Rusinë. Muzeumet pjesmarrësë në këtë edicion janë Muzeu i Policisë Suedeze, Arsenali Mbretëror, Muzeu i Nobel-it, Muzeu i Shkencave dhe Teknologjisë, Muzeu Kombëtar i Sportit dhe Muzeu i Historisë Suedeze. Përbërësi i dyte i ekspozitës është i organizuar në bashkëpunim me komunitetet LGBT përqark botës, në këtë rast komunitetin LGBT të Shqiperisë, i cili kontribuon me prinitime të ndryshme të ekspozitës Kukafshehti dhe me një koleksion të objekteve të jetës së përditshme të komunitetit të cilat shprehin dëshira, përjetime, kujtime dhe mendimet e një komuniteti që shpesh-herë neglizhohet. Në Tiranë ekspozita mbështetet prej Ambasadës Suedeze. Duke marrë nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njëriut si pikënisje, Art. 1 dëshiron të jetë një hap i vogël në përpjekjen e stërgjatë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë njerëzimin.

Scroll to Top