Delegacioni i BE dënon sulmin e aktivistit Bekim Asani në Maqedoninë e Veriut

Facebook
Twitter
LinkedIn

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka dënuar përmes një deklarate sulmin personal dhe kërcënimet me vdekje ndaj aktivistit LGBTI Bekim Asani, dhe kërkon që sistemi i drejtësisë penale të hetojë çështjen, me qëllim që autorët të sjellin para drejtësisë.

“Respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit janë gur themeli i Bashkimit Evropian, ku çdo individ i mban këto të drejta, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual.

Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, që u shfuqizua mbi baza zyrtare, ishte ligji i parë në vend, që përfshin identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për diskriminim.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të mbështesin miratimin e ligjit të antidiskriminimit nga Parlamenti i ri si një çështje me përparësi, duke u bazuar në standarde ndërkombëtare dhe të qëndrojnë të përkushtuar në avancimin e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në vend.”-thotë deklarata e Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut.

Pak ditë më parë aktivisti Beksim Asani është sulmuar nga disa persona në Maqedoninë e Veriut./ HistoriaIme

 
Scroll to Top