Deputetët polakë valëvitën flamurin me ngjyrat e ylberit të komunitetit LGBTQ + si protestë gjatë betimit të Presidentit Andrzej Duda.
Disa madje mbanin kopje të kushtetutës, për të sinjalizuar besimin e tyre se presidenti ka shkelur mbrojtjet ligjore të vendit.
“Presidenti i Republikës së Polonisë duhet të mbrojë mirëqenien e të gjithë qytetarëve,” ka shkruar në Twitter deputetja e Razem, Magda Biejat.
Gjatë fushatës zgjedhore të muajit të kaluar, Presidenti Duda – një aleat i partisë konservatore në pushtet, Ligj dhe Drejtësi – tha se promovimi i të drejtave LGBT ishte një ideologji më e dëmshme se komunizmi.
Ai u rizgjodh president i Polonisë për një mandat të dytë pesë-vjeçar, duke fituar 51% të votave në një betejë të ngushtë me kryetarin e Varshavës Rafał Trzaskowski.
Anëtarët e partisë Ligj dhe Drejtësi janë parë duke brohoritur mbështetjen e tyre për presidentin të enjten jashtë dhomës së ulët të parlamentit.
Por një numër deputetësh të opozitës dhe ish-presidentë nuk u paraqitën në ceremoninw e mbajtur gjatë pandemisë së COVID-19.
Disa qytete në Poloni kohët e fundit e kanë deklaruar veten “pa LGBT” pas reagimeve të patura nga Bashkimi Evropian.
Të mërkurën, policia e Varshavës konfirmoi që një person i tretë ishte arrestuar për varje të flamujve të ylberit mbi monumente fetare, përfshirë statujën e Krishtit në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e përshkroi në Facebook si “një akt vandalizmi” që kishte për qëllim përçarjen e shoqërisë.
Politikat e partisë Ligj dhe Drejtësi gjithashtu e kanë vënë Poloninë në kundërshtim me BE-në mbi sundimin e ligjit dhe demokracisë në vend.
Gjatë betimit të tij, Presidenti Duda u zotua të jetë i hapur ndaj të gjitha grupeve dhe partive politike, duke theksuar gjithashtu nevojën për të mbrojtur familjen në shoqërinë polake.
Ai shtoi se pjesëmarrja e lartë prej 65% në zgjedhjet e muajit të kaluar ishte një shenjë e demokracisë së fortë polake. /A.A
Burimi: euronews.com