Nga Isa Myzyraj
Të drejtat LGBTI në Mal të Zi
Me datën 1 korrik parlamenti i Malit të Zi, miratoi një vendim historik, ku ligjërisht njihej partneriteti mes të njëjtit seks.
Organizatat LGBTI në vend e kanë cilësuar vendimin si historik dhe si hapin e parë të madh në rrugën e gjatë drejt barazisë.
Organizata LGBTI Forum vlerësoi miratimin e ligjit si një hap historik në luftën për të drejtat e njeriut të njerëzve LGBTI në Mal të Zi.
“Me miratimin e Ligjit, i cili nuk kishte shumicën e duhur të votave vitin e kaluar, u shkrua një faqe e re në historinë e lëvizjes malazeze LGBTI dhe u dërgua një mesazh i qartë”, shkruan në një një deklaratë Forumi LGBT Progres dhe Qendra Sociale LGBTIQ, duke deklaruar se mirëpresin miratimin e Aktit të Partneritetit dhe urojnë të gjithë njerëzit LGBTI në këtë ditë historike.
“Disa anëtarë të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, fronti Demokratik, Mali i Zi i Vërtetë dhe Lëvizja për Ndryshime në veçanti, që pritet të vijnë në pushtet, kanë një histori të fortë të deklaratave homofobike dhe transfobike, veçanërisht të dukshme gjatë diskutimeve në lidhje me Ligjin për Partneritetin e Jetës së Çifteve të Njëjta Seks.”-thotë Jovan Ulićević, drejtor Ekzekutiv i Orgaizatës Spektra
Zgjedhjet e 30 gushtiti
Në vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor, me pak më shumë se 600 mijë banorë, në fqinjijn tonë në Mal të Zi, situata politike ka ndryshuar dhe Milo Gjukanoviç politikani i diskutueshëm, autokrati që ka domunuar skenën politike atje për tre dekada, ka pësuar një humbje tronditëse në zgjedhjet e 30 gushtit.
Partitë e opozitës janë bërë bashkë, ndërsa janë gati të formojnë qeverinë e re, një qeveri e cila do të ketë në përbërjen e saj parti qartasi pro-serbe, dhe pro-ruse, dhe të ndikuara nga Kisha Ortodokse serbe.
I riu shqiptar, që deri para zgjedhjeve shumë pak njihej, Dritan Abazoviç, është politikani që ka marrë vëmendjen më të madhe pas zgjedhjeve , për shkak se 4 deputetët e tij janë çelësi për të formuar qeverinë e re, dhe ai e ka marrë vendimin e tij: Jo koalicion me Gjukanoviçin dhe “po” koalicion me partitëtë e diskutueshme pro-serbo-ruse, me një kusht të vetëm; Që në krye të institucioneve të vijnë të ashtuquajtur ekspertë.
Situata e tensionuar pas Zgjedhjeve
Menjëherë pas zgjedhjeve në Mal të Zi, në kryeqytet Podgoricë dhe në disa qytete të mëdha, nisën një sërë sulmesh ndaj komuniteteve të marxhinalizuara; komunitetit LGBTI, komunitetit musliman, komunitetit rom dhe pakicave të tjera etnike.
Sfondi i këtyre përplasjeve është debati i madh që po ndodh në Mal të Zi, dhe ajo që e ka mbizotëruar fushatën elektorale, identiteti kombëtar malazez.
E ardhmja e të drejtave të njeriut, të drejtave LGBTI
Jovan Ulićević, drejtor Ekzekutiv i Orgaizatës Spektra, e sheh të ardhmen e Malit të Zi me pikëpytje të mëdha për të drejtat e komunitetit LGBTI, kjo edhe për shkak se Kisha serbe ka një ndikim të madh në partitë e koalicionit që pritet të formojnë qeverinë.
“Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të sjellë ndryshimi i qeverisë.”-thotë Ulićević.
“Vlen të përmendet se koalicioni nuk ka përmendur njerëzit LGBTI në veçanti, përveç URA-së, partia e Abazoviç, në një intervistë. Unë besoj se ne, si një komunitet, kemi arsye të jemi skeptikë dhe të shqetësuar, duke marrë parasysh narrativën e fortë anti-LGBTI të regjistruar nga partitë e ekstremit të djathtë në këtë koalicion dhe lidhjen e tyre me Kishën Ortodokse Serbe.”-vijon më tej Ulićević, duke thënë se shpresat e mmëdha janë në partinë qytetare URA.
Dr. Koen Slootmaeckers, Pedagog i Politikave Ndërkombëtare, në Universitetin e Londrës City, i sheh me shqetësim sulmet ndaj komunitetit LGBTI dhe komuniteteve të tjera në Mal të Zi, por shprehet se këto ngjarje tregojnë qartë se politika po ndryshon, qeveria po ndryshon, dhe paralajmëron se me ardhjen në pushtet të të djathtëve këto sulme mund të intensifikohen, dhe kohëra të vështira mund të vijnë.
“Meqenëse momente të tilla shpesh shoqërohen me një tendosje pak të sistemit politik, është e lehtë për politikën dhe njerëzit e krahut të djathtë të bien përsëri në politikën thelbësore dhe të kërkojnë të përjashtojnë atë që nuk duket se i përket. Disa gjëra së bashku i bëjnë njerëzit LGBTI dhe pakicat e tjera një shënjestër e lehtë për politikën e krahut të djathtë, pasi ata mund t’i përdorin ato si një cjap fyti për problemet e vendit dhe të forcojnë pozicionin e tyre politik përmes përhapjes së frikës dhe urrejtjes.
Se ku do të shkojë kjo në planin afatgjatë është e pasigurt, por për sa kohë që ekziston vakumi politik dhe paqëndrueshmëria, kam frikë se do të shohim më shumë sulme të tilla në përpjekje për të fituar pushtet dhe simpati me grupet e krahut të djathtë në vend.”-shprehet Dr. Slootmaeckers.
Roli i Institucioneve Ndërkombëtare të stabilitetin e situatës
Dr. Slootmaeckers shprehet shpresëplotë për rolin që mund të kenë institucionet ndërkombëtare në lidhje me sulmet ndaj komuniteteve të marxhinalizuara, për sa kohë sipas tij, këto sulme nuk vijnë drejtpërdrejtë nga qeveria, ndërsa shton se rruga e Malit të Zi, drejt Bashkimit Europian është e gjatë.
“Le të jemi të sinqertë, momenti i zgjerimit të ardhshëm të BE-së është ende shumë vite larg. Për sa i përket mënyrës se si BE do të reagojë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut ose sulmeve politike ndaj shoqërisë civile, përvojat që kemi parë na japin shumë shpresë. Ne e dimë nga përvoja serbe, se BE preferon stabilitetin në regjim sesa demokracinë e vërtetë. BE e ka lënë Serbinë të rrëshqasë nga demokracia pa shumë pasoja. Arsyet janë të dyfishta. Së pari BE nuk ndërhyn në politikën e brendshme. Sidoqoftë, ata mund të shprehin keqardhje dhe shqetësime në lidhje me sulmin ndaj shoqërisë civile, por për sa kohë që ky nuk është një sulm i hapur nga qeveria, unë shoh pak pasoja të bazuara në përvojën serbe. Ndoshta mungesa e një kërcënimi të qartë për paqëndrueshmërinë rajonale mund të bëjë që BE të veprojë më me forcë.”-shprehet ai.
Nga ana tjetër, organiztat LGBTI dhe organizatat e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi, janë duke u përgatitur tanimë për skenarë të rinj, dhe të vështirë, ndërsa do paralajmërojnë komunikim të vazhduar dhe intensivë me vendet e Bashkimit Europian dhe organizatat partnere.
“Në këtë moment ne jemi duke u përgatitur për disa skenarë, nga më i keq tek më i miri. Ne patjetër që do të përdorim lidhjet tona me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht në BE dhe ambasadat për të ngritur shqetësime nëse është e nevojshme. Për fat të keq, jo shumë kohë më parë, të drejtat e njeriut të personave LGBTI në Mal të Zi ishin shkelur pothuajse çdo ditë, dhe nga ajo përvojë kemi fituar shumë njohuri dhe mekanizma për të reaguar ndaj çdo shkelje të mundshme.”-shprehet drejtori i Organizatës Spektra, Jovan Džoli Ulićević.
Kisha ortodokse dhe ndikimi i saj në në Mal të Zi
Dështimet e qeverisë, mund të çojnë në sulme ndaj aktivistëve LGBTI nga Kisha, pikërisht për të shkëputur vëmendjen ndaj çështjeve më të mëdha, shprehet Pedagogu i të Drejtës Ndërkombtëare Koen Slootmaeckers
“Kam frikë se, bazuar në historinë e Kishave në lidhje me çështjet LGBTI dhe veprimet e saj të mëparshme për të fajësuar njerëzit LGBTI për katastrofat natyrore, nuk do të befasohesha kur të shihja sulme më të forta ndaj personave LGBTI si një mjet për të shkëputur njerëzit nga dështimet e qeverisë për të mbrojtur njerëzit gjatë gjithë pandemisë”-shprhet Dr. Slootmaeckers.
Edhe sipas aktivistëve vendas, roli i Kishës është ndoshta vendimtar, për të ardhmen e një koalicioni që është i varur nga ajo.
“Kisha Ortodokse Serbe ka qenë shumë e zhurmshme kundër të drejtave të njeriut të personave LGBTI, që nga fillimi i aktivizmit tonë. Përveç kësaj, gjuha e urrejtjes nga zyrtarët e lartë të kishës është toleruar nga institucionet dhe vendimmarrësit. Kisha gjithashtu ka përsëritur dënimin e tyre të marrëdhënieve të të njëjtit seks kohët e fundit.
Unë besoj se kjo është diçka për të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm dhe duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë do të sjellë ngritja e fuqisë së Kishës.
Përvoja ka treguar se Kisha ka një qëndrim të fortë negativ ndaj njerëzve LGBTI, dhe jo vetëm ndaj personave LGBTI, por edhe malazezë dhe myslimanë, gjë që u tregua në deklarata të panumërta nga Amfilohije Radović, peshkopi Metropol i Malit të Zi dhe Kisha Littorale. Kisha ishte gjithashtu e lidhur me kriminelët e luftës të cilët ishin shumë aktivë në luftërat Jugosllave, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili është gjithashtu një fakt i cili nuk duhet të harrohet.”-shprehet Jovan Džoli Ulićević./ HistoriaIme