Në kuadër të 10 vjetorit të ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (Nr.10 221) dhe ngritjen e Institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), nga data 3 deri në 12 shkurt është shpallur “Java Kundër Diskriminimit,” me një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër.
Kjo javë synon të përqëndrojë vëmendjen e publik drejt komuniteteve në nevojë, të cilat shpesh bëhen subjekt diskriminimi për shkak të gjuhës që flasin, përkatësisë etnike, situatës ekonomike, orientimit seksual apo dhe përkatësisë gjinore.
Pjesë e Javës kundër Diskriminimit, do të jenë dhe organizatat që përfaqësojnë komunitetin LGBTI+ në vend, me aktivitete kryesisht artistike dhe ndërgjegjësuese.
Ditën e hënë, në orën 10:00, në ambjentet e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, do të hapet ekspozita fotografike “Guxo të jesh vetja”, një bashkëpunim midis Aleancës LGBTI, Qendrës Streha, OMSA, PRO LBGTI dhe Këshillit të Evropës.
Pasditen e sotme, në orën 18:00, në po të njëjtat ambjente do të hapet dhe ekspozita “Picture It” nga Dario Haruni. Ekspozita ka në qendër përjetimet e individëve të komunitetit përmes ëndrrave të tyre, që materializohen përmes artit vizual.
Qëllimi kryesor i kësaj ekspozite është përcjellja e mesazhit se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm në mënyrën se si mendojnë, imagjinojnë e si e perceptojnë botën, duke i treguar shoqërisë se diversiteti në të menduar, perceptuar dhe shprehur duhet festuar dhe jo paragjykuar.
Ndërkohë që ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit do të hapet gjithashtu një ekspozitë që trajton temën e bashkëjetesës fetare në vend, java do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme në disa qytete.
Ditën e martë në ArTurbina do të shfaqet një pjesë teatrale e titulluar “Sfida”, ku do të jetë prezent dhe aktori Mirush Kabashi. Ndërsa ditën e mërkurë dhe të enjte, aktivitetet zhvendosen respektivisht në Korcë dhe Vlorë, për tu rikthyer sërish më 12 shkurt në Tiranë në një tryezë të rrumbullakët në ambjentet e Kuvendit.
“Java kundër Diskrimimimit” mbështetet nga Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit të Komunitetit Rom në Nivel Vendor’’ dhe Projektit mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” nën programin “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.
Në vijim programi: