Koronavirusi: “Unë kam ngecur në izolim me prindërit e mi homofobë”

Facebook
Twitter
LinkedIn

Miliona qytetarë në mbarë botën, janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka goditur globin, por Europa mbetet rajoni më i prekur dhe epiqendra e pandemisë, -sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Britaninë e Madhe, për shkak të izolimit nga koronavirusi, shumë të rinj janë detyruar të izolohen së bashku me prindërit e tyre, që nuk e pranojnë seksualitetin e tyre.

Sam, është 23-vjeҫ, është kërcimtar në Birmingam , dhe ai thotë se pas kësaj situate nuk kishte zgjidhje tjetër, veҫ të kthehej në shtëpinë e tij, ku duhet të izolohej me prindërit e tij të “rreptë” të krishterë, e homofobë.

“Unë pashë që karriera ime pushoi brenda natës, dhe tani kam ngecur në izolim me homofobët”-thotë ai për BBC.

Edhe pse Sam zgjodhi të kthehej në shtëpi, ai thotë se po “lufton” në këtë situatë edhe me prindërit e tij.

“Nëna ime thotë se homoseksualiteti është një sëmundje e keqe dhe se djalli po më bën homoseksual. Ajo lutet me zë të lartë çdo ditë që unë do të shpëtoj nga mëkati dhe do të gjej një grua.”-thotë ai.

“Unë vërtet nuk kam askund tjetër që të shkoj gjatë kësaj kohe të çmendur, kështu që unë thjesht po e pranoj abuzimin.”-shton 23-vjeҫari.

“Unë shoh në mediat sociale që njerëzit janë aq të zënë duke xhiruar stërvitje në shtëpi, dhe duke mbajtur festa në internet, sa që ata nuk e kuptojnë se ka njerëz si unë që përpiqen të qëndrojnë gjallë tani. Jo për shkak të koronavirusit, por për shkak të seksualitetit të tyre. ” –thotë ai i dëshpëruar.

“Nëse unë futem në një dhomë ata largohen”    -shton Sam.

Nicky, 19 vjeç, është një asistente marketingu nga Londra.

Nëna dhe partneri e nënës së saj i kërkuan asaj të linte shtëpinë e tyre, duke thënë se ata nuk e mbështesin “vendimin e saj të jetesës”. Ata e lejuan atë të kthehej në shtëpi vetëm pasi ajo përjetoi probleme të shëndetit mendor.

“Të jetosh me familjen time homofobike është si të kesh shokë që nuk ju pëlqejnë. Ju nuk flisni me ta, thjesht bëni jetën tuaj.”-thotë ajo.

Orari i punës i Nicky do të thoshte që ajo më parë grihej herët dhe kthehej në shtëpi vonë. Ajo rrallë shihej me familjen e saj.

“Kam shpenzuar aq shumë kohë jashtë shtëpisë sa munda. Me izolimin, gjithçka ka ndryshuar. Unë nuk mund ta besoj atë.

Nuk më lejohet të ha ushqimin që mamaja ime dhe partneri i saj e blejnë. Partneri i mamasë time flet për mua sikur unë nuk jam aty. Ai thotë se unë jam e neveritshme”-thotë ajo më tej.

Nicky kishte planifikuar të shpërngulet në prill, por pasi humbi punën, ajo tani nuk është e sigurt se ku do të qëndrojë.

“Sado e keqe situata të jetë në shtëpinë time, unë thjesht nuk mund të ikë nga këtu. Unë jam duke përdorur kursimet e mija. Unë duhet të pres që të gjitha këto sende të virusit të përfundojë para se të filloj duke u përpjekur përsëri për të punuar e për të kursyer para. “-tha ajo per BBC.

Lucy Bowyer, drejtor i shërbimeve i cili mbështet të rinjtë e pastrehë në komunitetin LGBT, thotë se aktualisht po mbështeten midis 120 dhe 130 të rinj.

Kjo përfshin mosha midis 16 deri 17 vjeç, të cilët kanë kontaktuar me ta në javën e fundit.

“Gjatë javëve të fundit ne kemi pasur një fluks të madh telefonatash dhe kërkesash për ndihmë”- thotë ajo . “Ekipi ynë i shërbimeve po përshtatet me klimën aktuale duke siguruar shërbime të mësimit elektronik, biseda të drejtpërdrejta dhe shpërndarës në internet për të siguruar që jemi atje kur të rinjtë kanë nevojë për ne.”

Paul Martin, shefi ekzekutiv i Fondacionit LGBT, thotë se disa të rinj aktualisht “ata nuk kanë askënd t’i drejtohen”.

“Unë i inkurajoj ata me forcë të na kontaktojnë, këtu ata do të gjejnë një vesh që i dëgjon. Ne kemi  ndihma për njerëzit që cënohen, ne i mbështesim ato”/ HistoriaIme

https://www.bbc.com/news/uk-52039832

Scroll to Top