Dy vajza në Belfast të Irlandës së Veriut janë bërë ҫifti i parë i të njëjtit seks që janë martuar në historinë e vendit.
Robyn People, 26, dhe Sharni Edvard, 27 vjeç, bënë histori në një ceremoni në një hotel në Carrickfergus, County Antrim, të martën pasdite. Martesa e tyre erdhi pas një ndryshimi ligji që ndodhi së fundmi në Irlandën e Veriut.
Kjo ditë shënonte përvjetorin e tyre të gjashtë si çift dhe ato kishin rezervuar një ceremoni të partneritetit civil në hotelin Loughshore disa muaj para se të miratohej legjislacioni verën e kaluar.
Ligji ka hyrë në fuqi një javë më parë, ndërsa ato nga ceremoni të thjeshtë e kthyen në martesë.
“Ne nuk prisnim që të ishim çifti i parë, është rastësi. Sot është përvjetori ynë i gjashtë”-tha ҫifti i ri.
Robyn dhe Sharni u takuan në Belfast gjashtë vjet më parë dhe sot ata u bënë ҫift duke thënë se po i dërgonin një mesazh botës. “ne jemi të barabartë”. Të porsamartuarat thanë më tej “ne jemi shumë mirënjohës ndaj mijëra njerëzve që marshuan për liritë tona” dhe shtuan “ne nuk u përpoqëm të bënim histori – thjesht u dashuruam”./ HistoriaIme