Varshavë- Qindra nacionalistë polakë dhe mbrojtës të të drejtave LGBT u përleshën me njëri-tjetrit në anët e kundërta të një rruge në Varshavën qendrore të Dielën.
Nacionalistët dogjën një flamur LGBTI, ndërsa aktivistët LGBT pikturuan një tjetër flamur në rrugë. Grupet të cilat i ndanin një kordon me automjete të policisë, lëshuan thirrje kundër njëri-tjetrit.
Organizimi i nacionalistëve u mbajt nga një lëvizje e ekstremit të djathtë All-Poland Youth, ish-drejtuesi i së cilës, Krzysztof Bosak, fitoi gati 7 përqind në raundin e parë të një zgjedhjeje presidenciale në qershor.
“Kjo është një ideologji toksike, e rrezikshme, revolucionare dhe radikale,” tha Bosak në një fjalim gjatë mbledhjes.
Të drejtat e komunitetit LGBTI ishin pjesë e fushatës zgjedhore më të fundit në Poloni, një vend me përkatësi katolike dhe me një program të Presidentit të sapozgjehdur rishtas, të diskutueshëm për komunitetin LGBTI dhe të drejtat e grave.
Gjatë fushatës Andrzej Duda kishte krahasuar atë që ai e quajti “ideologji” LGBT me doktrinën komuniste, duke shkaktuar kritika brenda dhe jashtë vendit.
Që atëherë ka pasur protesta të shumta nga aktivistët LGBT në Varshavë, duke përfshirë një masive në fillim të këtij muaji, kur disa mijëra njerëz kërkuan lirimin e një aktivisti LGBT të akuzuar për varjen e banderolave dhe simboleve LGBTI mbi statuja dhe dëmtimin e furgonit të një kampanje kundër abortit.
Së fundmi komuniteti europian ka vendosur sanksione, dhe ndërprerje totale të fondeve në disa bashki në Poloni, që e kanë shpallur veten “Zona pa LGBTI”/ HistoriaIme