Raporti për të drejtat LGBTI në Europë/ Rritet gjuha e urrejtjes

Facebook
Twitter
LinkedIn

Shoqata Ndërkombëtare Lesbian, Gay, Biseksual, Trans dhe Intersex (ILGA Europe) e cila merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, ka publikuar raportin e 10 me radhë të zbatimit të të drejtave të komunitetit LGBTI në vitin 2019, në 49 vende të Europës, dhe 5 vendet e Azisë Qëndrore.

Raporti, në thelb të tij, paraqet një pamje komplekse nga narrativa e përhapur se gjithҫka po shkon mirë për komunitetin LGBTI në Europë.

Në detajet e tij, raporti ngre shqetësimin, për një rritje të dukshme të gjuhës së urrjetjes, dhe fjalimet anti-LGBTI, të thëna nga figura publike në të gjithë Euopën, duke filluar nga Bullgaria, Polonia dhe Turqia, deri në Qipro, Finlandë, Greqi, Portugali dhe Spanjë.

Disa nga fushat ku ka pasur më shumë probleme për komunitetin LGBTI, kanë qenë Kujdesi Shëndetësor, ngacmimi në shkolla, dhe vendin e punës.

Kjo gjuhë e urrejtjes, ka sjellë dhe pasojat shumë  vërteta për Individët dhe grupet LGBTI.

Në shumë vende të Euopës dhe Azisë, jo vetëm që ka pasur gjuhë urrejtje, por ka pasur gjithashtu një rritje po aq të mprehtë në gjuhën e urrejtjes në internet dhe sulmet fizike ndaj njerëzve LGBTI, shumë prej këtyre të fundit të paramenduara dhe brutale.

Krahas rritjes së gjuhës urrejtjes, ka një lëvizje të rritur të njerëzve nga brenda rajonit drejt vendeve që perceptohen si më pak të ashpra. Më shumë njerëz LGBTI gjatë 2019 nga vendet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Taxhikistani dhe Turkmenistani .

Si përfundim raporti sygjeron se; Qeveritë kanë ende shumë për të bërë, nga miratimi i ligjeve që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të njerëzve dhe dhënia tek autoriteteve publike mjetet për të përkthyer politikën në praktikë në të gjithë sektorët./ HistoriaIme

Raporti i plotë https://ilga-europe.org/annualreview/2020

Scroll to Top