Rënia e Polonisë/ Qeveria drejt tërheqjes nga Konventa e Stambollit, alarm për dhunën në familje!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Polonia do të ndërmarrë në javët e ardhshme një hap estrem, për tu tërhequr nga një Traktat Evropian mbi Dhunën ndaj Grave, e njohur ndryshe si Konventa e Stambollit.

Sipas të djathtëve në Poloni të cilët së fundmi futuan ngushtë zgjedhjet, ky traktat shkel të drejtat e prindërve duke u kërkuar shkollave t’u mësojnë fëmijëve për gjininë.

Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro tha se “Ai përmban elemente të një natyre ideologjike, të cilat ne i konsiderojmë të dëmshme”, tha zoti Ziobro.

Mijëra njerëz, kryesisht gra, protestuan në Varshavë dhe qytete të tjera kundër propozimeve për të refuzuar traktatinm që sipas tyre legjitimon dhunën në familje.

Që nga fitimi i një mandate të dytë pak javë më parë, Presidenti i djathtë Andrej Duda është kritikuar fort për shkak se po ndërmerr disa hapa që janë quajtur si shkelje e të drejtave të njeriut, përfshirë kritikat e ashpra për qasjen e tij ndaj komunitetit LGBTI.

Partia në pushtet Drejtësi dhe Ligj (PiS) e Polonisë dhe partnerët e saj të koalicionit pozicionohen ngushtë me Kishën Katolike dhe promovojnë një axhendë konservatore sociale.

Ministri i drejtësisë, përfaqëson një parti më të vogël të krahut të djathtë brenda koalicionit qeverisës. Një zëdhënës i qeverisë nuk ishte i disponueshëm të shtunën për të komentuar nëse njoftimi i zotit Ziobro për planet për tu tërhequr nga traktati përfaqësonte një vendim kolektiv të kabinetit, apo vetëm partia e Ministrit të Drejtësisë do t’i shkojë kësaj axhende deri në fund.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhuna në familje është rritur këtë vit në Evropë gjatë muajve të izolimit për shkak të përpjekjeve për të luftuar koronavirusin./ HistoriaIme

Scroll to Top