Organizata Aleanca LGBTI, në kuadër të programit për parandalimin e HIV/AIDS të mbështetur nga Global Fund në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon të punësojë një shofer të përgjegjshëm dhe të aftë për të mbështetur ekipin në realizimin e testimeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoferi do të ketë një rol kyç në transportimin e ekipit dhe materialeve të nevojshme, duke siguruar që të gjitha udhëtimet të kryhen në mënyrë të sigurt, të saktë dhe efikase.
Orari i punës: Part-time
Vendndodhja: Tirana, me udhëtime të shpeshta në qytete të ndryshme të Shqipërisë
Raporton tek: Koordinatori i Projektit për Parandalimin e HIV/AIDS
Afati i aplikimit: 13 Tetor 2024
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Transportimi i stafit të Aleancës LGBTI dhe materialeve për testime në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
• Përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe kontrollin periodik të automjetit për të siguruar gjendjen teknike dhe sigurinë gjatë udhëtimeve.
• Planifikimi dhe menaxhimi i itinerareve të udhëtimit në bashkëpunim me Koordinatorin e Projektit, për të optimizuar kohën dhe për të garantuar mbërritjen në kohë në destinacione.
• Sigurimi i mirëmbajtjes së pastërtisë së automjetit dhe raportimi i çdo problemi teknik që lidhet me automjetin.
• Bashkëpunimi me ekipin për ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve që përdoren gjatë aktiviteteve në terren.
• Përkujdesja për dokumentacionin e automjetit dhe mbajtja e një regjistri të saktë të udhëtimeve dhe karburantit të përdorur.
• Përmbushja e standardeve të sigurisë rrugore dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor gjatë të gjitha udhëtimeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
• Të ketë patentë të vlefshme të kategorisë B.
• Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet si shofer, preferohet përvoja në sektorin joqeveritar ose në projekte me udhëtime të shpeshta në qytete të ndryshme.
• Njohuri për rrugët kryesore të Shqipërisë dhe aftësi për të planifikuar itineraret në mënyrë efikase.
• Aftësi për të punuar në një ambient ekipor dhe për të bashkëpunuar me kolegët.
• Fleksibilitet për të udhëtuar jashtë orarit normal të punës.
• Integritet, ndershmëri dhe përkushtim ndaj punës, me fokus të veçantë në ruajtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit të informacionit.
• Njohuri bazë për mirëmbajtjen e automjeteve dhe për identifikimin e problemeve teknike.
• Njohuri në përdorimin e aplikacioneve të hartave (Google Maps ose të ngjashme) për orientim të saktë gjatë udhëtimeve.
Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën aleanca.al@gmail.com, deri më 13/10/2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.