Aleanca LGBT në bashkëpunim me organizatën “Pro-LGBT” kanë realizuar ditën e sotme një trajnim me punonjësit e disa prej njësive administrative të Bashkisë së Tiranës. Trajnimi është fokusuar në prezantimin e terminologjisë së LGBT+ dhe situatës së përgjithshme të komunitetit në Shqipëri.
Pjesë e këtij trajnimi ishin disa punonjës nga njësitë administrative me numër 1,2,3 nga Bashkia e Tiranës. Punonjësit u njohën më në detaj me legjislacionin shqiptar rreth komunitetit LGBTI+, shërbimet që Aleanca LGBT dhe “Pro-LGBT” ofrojnë si organizata nga shoqëria civile në promovim të të drejtave LGBTI+.
Një prej qëllimeve të këtij trajnimi përtej ndërgjegjësimit të strukturave administrative, është dhe bashkëpunimi i mundshëm midis organizatave me njësitë administrative dhe stafin e tyre. Më poshtë mund të gjeni foto nga trajnimi: