Tunizia bëhet vendi i parë në botën arabe që njeh martesat e së njëjtës gjini?

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në Tunizi ka shumë polemika ditët e fundit nëse vendi ka vendosur të pranojë ose martesat e së njëjtës gjini.

Organizata “Shams – Pour la dépénalisation de l’homosexualité en Tunisie”- njoftoi në faqen e saj në Facebook në 24 Prill, ditën e parë të Ramazanit, se Tunizia ka pranuar të regjistrojë një çift gay si të martuar.

“Kontrata e martesës midis një qytetari francez dhe një tunizian, e nënshkruar në Francë, u njoh në Tunizi dhe u shënua në certifikatën e lindjes së Tunizianit nga komuna e vendit të tij të lindjes .”-shkruan organizata.

Avokati i njohur tunizian, Mounir Batoour, bashkëthemelues dhe president i shoqatës, i cili jeton në Marsejë pas kërcënimeve me vdekje të marra për kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale më 15 shtator të 2019, ishte i pari që shprehu vlerësim dhe kënaqësi në një akt “që shkon në drejtimin e duhur për të vendosur parimin e vullnetit të lirë individual dhe parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit “.

Ky lajm ka bërë që kongresmeni Yosri Dali t’i paraqesë një letër zyrtare, Ministrit të Çështjeve Lokale, Lotfi Zitoun, ku e pyet nëse Tunizia ka njohur martesat gay ose jo.

Katër orë më vonë, ai tha se, bazuar në përgjigjet verbale, jo zyrtare të ministrisë dhe kryetarit të kryeqytetit Souad Abderrahim, mund të “mohohet se ka pasur një martesë gay në Tunizi”, duke akuzuar Shamsin se dëshiron që të ngjall trazira në Tunizi.

Gjithsesi, as autoritetet lokale dhe as ato qendrore nuk kanë dhënë ende një deklaratë në lidhje me ketë situatë./ HistoriaIme

Scroll to Top