Kam një pyetje shumë konkrete dhe të shkurtër. Gjatë këtyre viteve, kemi vënë re një frikë shumë të madhe të partive politike për të folur për të drejtat e komunitetit LGBT. Ajo që do të doja të dija nga ju zoti Oketa është kjo: a do të trajtohet dhe nga partia juaj me frikë, mbi bazën e ndonjë hierarkie në lidhje me të drejtat e komuniteteve të tjera, apo do ta konsideroni dhe komunitetin LGBT një grup interesi i cili do të ëprfshihet në programin tuaj politik?
Përgjigje, Gazmend Oketa: Unë ju falenderoj sinqerisht për ngritjen e kësaj problematike, qoftë ju, qoftë znj. Sevim Arbana. Jemi këtu për të prezantuar një program politik dhe ndoshta disa pika mund të hiqen dhe qëllimisht që ti lemë hapësirë diskutimeve. Do të të jap një përgjigje shumë të sinqertë.
Se pari duhet t’ju siguroj ju dhe të gjithë të pranishmëve që nuk kemi asnjë lloj fobie per ta trajtuar këtë cështje, sic po me të njëjtin sinqeritet, mund t’ju them se nuk është një çështje prioritare për momentin.
Po i referohem znj. Arbana pasi është një përfaqësuese e shoqërisë civile. Unë jam një përfaqësues politik dhe fjalët e mia mund të komentohen me ngarkesa politike, por po i referohem për përshkrimin që i bëri situatës, qoftë gjëndjes ekonomike, qoftë problematikave të ndryshme (shënim i editorit: më herët znj. Sevim Arbana kishte theksuar që është e rëndësishme të përfshihen në programet politike dhe dy grupe të marxhinalizuara si komuniteti rom dhe LGBT).
Eshtë një situatë tepër e rënduar ku familjet shqiptare diskutojnë bukën e gojës, por ju siguroj se nuk kemi asnjë fobi për ta diskutuar këtë çështje. Do të mirëprisnim sugjerime, propozime dhe diskutime, por nuk mund të them që është priopritet i politikës sonë apo i programit tonë për momentin, por juve do t’ju lutesha të na përcillnit sugjerimet tuaja në Kuvendin e ri ku ne do të kemi përfaqësuesit tanë për të diskutuar qoftë për prioritetet e partisë sonë, apo qoftë për prioritete të tjera për çështje të tilla. (në këtë moment bën dhe një batutë për Kuvendin aktual, e cilëson si Kukuvend!)
Sa më lart është pjesë e lobimit politik që po bëjnë Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, në kuadër të projektit Mendo Politikisht të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
{ youtube}zgzguIdvVHc{/youtube}