Arbër Kodra është një ndër aktivistët e grupit të parë në Shqipëri për të drejtat e komunitetit LGBTQI+. Tashmë prej 11 vitesh, puna e tij është e fokusuar në edukimin, ngritjen e kapaciteteve, advokimit, artit dhe pjesëmarrjes politike të personave LGBTQI+ në Shqipëri, me në focus të rinjtë, politikanët dhe familjen, me një mbështetje të pakushtëzuar nga familja e tij, duke qënë dhe prindërit e parë që morën cmimin e Aleatit të Vitit 2018 nga STREHA LGBTI. Arbri I ka dhënë vizibilitet komunitetit gej duke dhënë shumë intervista televizive dhe në radio, brenda dhe jashtë vendit, si me Human Rights Campaign, Washington Blade, Voice of America (VOA) etj. Arbri aspiron që me punën dhe angazhimin e tij të kontribuojë në përmirësimin e jetës së personave LGBTQI+ në Shqipëri si qytetarë të barabartë të vendit, dhe përpiqet të jetë model inspirimi dhe motivimi për persona të tjerë gej, dhe që nuk kanë fuqi ta ngrenë zërin për momentin.
Arbri ka dhënë kontribut në organizime të shumta që në fillesat e lëvizjes LGBTQI+ duke përfshirë dhe Tirana Pride. Gjithashtu ka qene anëtar I parë nga Shqipëria në bordin e organizatës rajonale Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey – ERA.
Që prej vitit 2013, Arbri është Drejtor Ekzekutiv i organizatës Open Mind Spectrum Albania (OMSA), dhe është I lumtur për punën në vazhdim për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBQTI+ në Shqipëri.