Cara Delevigne është modele, këngëtare, aktore dhe një zë i fuqishëm për komunitetin LGBTQI+.
Në 2018 ajo bëri thirrje që të bojkotohesh festivali i famshëm i Coachella-s sepse fondacioni i pronarit të festivalit kishte bërë donacione te disa organizata që advokojnë kundër komunitetit LGBTQI+. Pronari i Coachella-s doli në deklaratë pas pak kohe duke thënë se ai dhe fondacioni i tij e mbështesin komunitetin LGBTQI+ dhe bëri një donacion prej 1 milion dollarësh në fondacionin Elton John AIDS Foundation.
Në 2017 ajo është shprehur për seksualitetin e vetë: “Jam shumë e lumtur se si diskutimi mbi seksualitetin është bërë më i lehtë, sidomos te të rinjtë. Kur unë flas për fluiditetin e seksualitetit tim njerëzit më pyesin nëse jam gay dhe unë ju them se jam fluide”
Në 17 qershor 2019 ajo fitoi çmimin Trevor Project Hero për mbështetjen e madhe qe ajo ka dhënë për komunitetin LGBTQI+. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ajo tha se ndihet shumë e frymëzuar nga puna e mirë që Trevor Project është duke kryer dhe se anëtarët e komunitetit duhet të kuptojnë që nuk janë vetëm dhe se gjithmonë do jetë dikush aty ,kur ata të kenë nevojë.