Erjon Tela është aktivist shqiptar i cili në fund të vitit 2011 ishte pjesëtar i grupit që themeloi organizatën Pro LGBT. Po atë vit ai nisi të shkruajë në Facebook dy histori të ndara në pjesë të shkurtra për komunitetin LGBT. Duke qënë se komuniteti LGBT portretizohej përmes stereotipeve këto histori shërbyen për të motivuar ata qindra vetë që nuk e gjenin veten në median tradicionale. Këto ishin fillesat e asaj që më vonë u quajt Historia Ime, platforma që u lançua në 2012 edhe vazhdon të mbetet portali i vetëm në shqip për komunitetin LGBT në të gjithë rajonin.
Ai mundi në ato kohë ti bënte një intervistë Vladimir Luxurias, politikanes komuniste, shkrimtares dhe deputetes së parë transgjinore italiane, intervistë që i dha më shume vizibilitet faqes Historia Ime. Erjoni nuk ka qënë një mediatik në aktivizmin e tij por ai ka qënë pas çdo nisme kryesore të dekadës së fundit në Shqipëri. Pjesëmarrës në paradën e parë të krenarisë në prill të 2012, nismëtar edhe pjesëmarrës i cdo aksioni që nga viti 2010.
Ai ka qënë bashkëthemelues i qendrës Streha (vazhdon të jetë anëtar i bordit të saj) dhe ka qënë menaxheri operacional I saj në momentin kyç, të ngritjes së saj në shtator 2014. Erjoni ka qënë instrumenti kryesor përmes të cilit organizata rinore ndërkombëtare IGLYO ka shtrirë aktivitetin e saj në Shqipëri. Aktualisht jeton në Vankuver të Kanadasë, ku studion biznes në Kwantlen, universitet politeknik publik në British Columbia. Ai vazhdon aktivizmin edhe në Kanada dhe ka fituar për këtë edhe një çmim nga Cher Vancouver, një organizatë rinore queer.