Rubrika “Personazhi i ditës” – Howard Wallace

Facebook
Twitter
LinkedIn

Sot duke qënë dita ndërkombëtare e punëtorëve kemi zgjedhur të prezantojmë një personazh të lëvizjes punëtore i cili ka patur ndikim të madh në sindikatën e vetë dhe në vendin e punës, për të avancuar të drejtat e komunitetit LGBTQI+ në vendin e punës.

Howard Wallace organizoi bojkotin kundër birrës Coors dhe politikave të saj kundër sindikatave dhe kundër komunitetit LGBTQI+. Në vitin 1983 Wallace dhe aktivistë të tjerë themeluan “Lesbian/Gay Labor Alliance of San Francisco”. Vit pas viti kjo lëvizje u bashkohet protestave të 1 Majit dhe Pride-eve.

Ai bashkë me aktivistë të tjerë arritën të ndryshonin perceptimin e sindikatave dhe punëtorisë rreth komunitetit LGBTQI+ por edhe perceptimin e komunitetit LGBTQI+ rreth sindikatave. Në vitin 1980 punëtorë në klinika të HIV/AIDS në qytete të ndryshme filluan përpjekjen e tyre për të krijuar sindikata.

Të drejtat e punëtorëve janë të drejta LGBT!

Scroll to Top