Lola është një nga vajzat e guximshme transgjinore, 25 vjeçare dhe një nga aktivistet më me zë të komunitetit trans në Shqipëri. Lola doli hapur për identitetin e saj gjinor gjatë periudhës të gjimnazit. Për shkak të bullizmit me të cilin ajo u përball, u detyrua që ta braktiste gjimnazin.
Ajo shprehet që mungesa e informacionit rreth komunitetit LGBTQI+ është një prej arsyeve nga buron homofobia. Faktorë të tjerë që sipas Lolës ndikojnë në nivelin e lartë të homofobisë në shoqërinë shqiptare janë edhe feja dhe patriarkalizmi. Feja sipas saj nuk është faktor shumë i rëndësishëm por gjithsesi ngelet faktor. Përsa i përket patriarkalizmit Lola mendon se partiarkalizmi e vështirëson situatën e djemve gay dhe personave transgjinor, sepse të qënit gay ose trans shihet si “përdhosje” e burrërisë. Ajo është optimiste dhe mendon se situata edhe pse me ritme të ngadalta ka filluar të ndryshoj për komunitetin LGBTQI+.
Në një intervistë për Trans Magazine, ku ajo tregon për historinë e jetës së saj, ajo tregon se si ndihen fëmijët transgjinor: “Mos më braktis, mos më dhuno, mos më detyro të jem dikush që nuk dua të jem, mos më nxirr nga ajo vatër hyjnore ku dashuria të ngroh, të rrit dhe të ushqen. Ajo është e imja ashtu si e vëllezërve dhe motrave të mia. Ndoshta unë nuk jam djali që ti doje, por mund të jem vajza që do të të bëj krenare.”