Rubrika “Personazhi i ditës” – Marsha P. Johnson

Facebook
Twitter
LinkedIn

Marsha P. Johnson ishte në qendër të lëvizjes për çlirimin e homoseksualëve në New York City për gati 25 vjet. Por të drejtat e LGBTQI+ nuk ishin e vetmja kauzë për të. Ajo ishte në vijën e parë të protestave kundër dhunës policore. Ajo ndihmoi në themelimin e një prej qendrave të para të sigurta të vendit për rininë transgjinore dhe të pastrehët. Ajo advokoi në mënyrë të palodhshme për të drejtat e punonjësve të seksit, të burgosurve dhe të njerzve me HIV/AIDS.

Johnson ishte performuese drag dhe punëtore seksi; ajo ishte shpesh e pastrehë dhe jetonte me probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj u gjet në lumin Hudson në 1992, dhe rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta. Policia e New York-ut vendosi që ishte një vetëvrasje dhe nuk e hetoi çështjen. Para pak vitesh është bërë dhe një dokumentar për Marshën ku hidhen dyshime të forta që ajo është vrarë nga policia. Dokumentari titullohet “The Life and Times of Marsha P. Johnson” dhe e gjeni dhe në Youtube.

Ajo mbahet mend si një nga aktivistët më domethënëse për të drejtat transgjinore, megjithëse termi “transgjinor” nuk kishte filluar të përdoroj gjatë jetës së saj. Johnson identifikohej si një “transvestite”, homoseksuale dhe një mbretëreshë drag, dhe përdorte përemrin “ajo”.

Scroll to Top