Vasilika Laçi është aktiviste për të drejtat e njeriut, feministe dhe mbështetëse e komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
Ajo ka studiuar për filozofi dhe sociologji në universitetin e Tiranës dhe ka studiuar në master të drejtat e njeriut dhe demokraci në Sarajevë dhe Bolonja. Prej mëse 10 vitesh ajo ka kontribuar në kauza të ndryshmë për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe të drejtat e komunitetit LGBT+.
Vasilika ka qënë bashkë organizatore e disa Pride-ve dhe ka dhënë një kontribut të vyer në rritjen e kapacatiteve të anëtarëve të komunitetit LGBT+ si edhe në përmirësimin e ligjeve dhe politikave. Vasilika ka luftuar për përfshirje dhe drejtësi sociale për shumë grupe si gratë, pakica Rome dhe Egjiptianët, personat me aftësi ndryshe etj.