Shumë prej nesh e kemi parë serialin Prison Break dhe jemi dashuruar me Michael Scofield, gjeniu i cili arrinte të arratisesh nga burgjet e sigurisë së lartë. Aktori i talentuar Wentworth Miller është një ndër ikonat e komunitetit LGBTQI+ dhe ka advokuar fuqishëm për të drejtat e komunitetit.
Ai mbajti një fjalim të fuqishëm dhe inspirues në 7 shtator 2013 në Gala-në e Human Rights Campaign ku tha: “Kam pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me fjalën komunitet. Nuk e mendoja dot se mund të isha pjesë e një komuniteti, nuk mendoja se dikush mund të më ofronte mbështetje dhe ngrohtësi, por ka një arsye për këtë. Unë nuk kam lindur në këtë shtet, nuk kam një besim fetar të caktuar, vij nga një familje mikse dhe jam gay. Ka qënë natyrale për mua ta shoh gjithçka si individuale dhe ka qënë e vështirë ta mendoja veten si pjesë e dickaje më të madhe. Deri në moshën 30 vjeç fjala “ne” për mua nuk kishtë kuptim, pasi isha rritur në një gjëndje mbijetese, por në 2012 ju bashkova grupit The Man Kind Project dhe aty zbulova rëndësinë e fjalës “ne” dhe rëndësinë e komunitetit.”
Ai tregon se e fshehu për një periudhë kohorë faktin që ishtë gay sepse kishte frikë se do ndikonte për keq në karrierën e tij, por nuk është ndjerë vetevetja deri në momentin që ka dal hapur.