Broshura “SOS LGBTI”

Facebook
Twitter
LinkedIn

Broshura “SOS LGBTI” është një broshurë informuese rreth platformës SOS LGBTI.

SOS-LGBTI është një platformë këshillimi, informimi dhe edukimi
online për personat LGBTI në Shqipëri dhe familjarët e tyre.
Platforma SOS-LGBTI ofron këshillim profesional mjekësor për
çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, këshillim psikologjik
dhe mbështetje për çështjet e coming out (dalja hapur), diskriminimit,
bullizmit apo shqetësime të tjera.

SOS-LGBTI synon të ndihmojë personat që kanë ankth, vetëbesim
të ulët, depresion, vetmi dhe pyetje rreth orientimit seksual,
identitetit gjinor dhe shëndetit seksual. SOS-LGBTI do të jetë një
“shok” online anonim i aftë për të dëgjuar shqetësimet dhe pyetjet
e personave të komunitetit LGBTI që jetojnë në Shqipëri dhe
ndjehen të izoluar. Gjithashtu SOS-LGBTI synon të informojë dhe
edukojë komunitetin LGBTI dhe jo vetëm mbi çështje të shëndetit
mendor.

Kliko këtu për të shkarkuar broshurën në pdf.

Scroll to Top