Në të gjithë globin gratë afektohen në mënyrë jo-proporcionale në krahasim me burrat nga diskriminimi, strukturat e padrejta sociale dhe mungesa e burimeve. Kur flasim për të gjitha gratë, nuk mund të përjashtojmë nga fokusi i diskutimit lesbiket, biseksualet, transgjinoret, interseksualet apo individët me gjini jo-binare, që në pjesë të caktuara të jetës identifikohen si
gra.
Gratë e këtyre komuniteteve për shkak të gjinisë së tyre, për shkak të statusit LBTI+ dhe për shkak të karakteristikave të ndryshme individuale, përballen gjatë jetës me barriera dhe problematika më specifike në raport me ato të të gjitha grave jo LBTI+, fakt i cili meriton vëmendjen e veçantë të aktorëve të përfshirë në politikëbërje, qeveri, por edhe të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë, në mënyrë që objektivat e Platformës së Pekinit për një shoqëri më të drejtë, të realizohen efektivisht.
Qeveritë kombëtare kanë përgjegjësinë primare në implementimin e Platformës së Pekinit, jo vetëm mes hartimit dhe zbatimit të politikave gjithëpërfshirëse, por edhe duke koordinuar, monitoruar dhe vlerësuar progresin e kryer në mënyrë periodike, të paanëshme dhe efektive.
Mes këtij raporti që është i vetmi i të njëjtit lloj që ndërmerret në Shqipëri, synojmë t`i vijmë në ndihmë shtetit shqiptar dhe aktorëve politikëbërës, organizatave të shoqërisë civile që interesohen për të dhëna mbi gratë LBTI+ dhe organizmave ndërkombëtare, lidhur me parashtrimin e një kuadri të dhënash aktuale sa i përket situatës së grave shqiptare LBTI+ dhe
nevojave të tyre specifike në luftën e të gjitha grave për përfshirje dhe barazi.
Në vijim, ju ftojmë të lexoni raportin e plotë në dy gjuhë, shqip edhe Anglisht. (For English, please downlod the raport in the following link)
PEKIN 2025+: Fokusi te gratë shqiptare LBTI+ / BEIJING25+: The Situation of Albanian LBTI+ Women