Studim kërkimor për interseksualitetin

Facebook
Twitter
LinkedIn

PNUD është një institucion shumëpalësh me rolin për t’i tërhequr vëmendjen qeverive dhe shoqërisë civile për t’u përqendruar në tre fusha (eliminimi i varfërisë, përshpejtimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë). PNUD punon në terren në 170 vende dhe territore duke punuar me qeveritë dhe njerëzit që ato të gjejnë zgjidhje që i përshtaten për sfidat globale dhe kombëtare të zhvillimit për të ndihmuar në fuqizimin e jetëve dhe ndërtimin e kombeve të qëndrueshme. Progresi në barazinë për personat lesbike, gei, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë dhe përfshirja është një pjesë integrale e mandatit të PNUD për nxitjen e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut në lidhje me synimin “të mos lëmë askënd pas”, brenda kornizës së Objektivave të Zhvillimit që Qëndrueshëm dhe Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.

Ky raport është zhvilluar si pjesë e projektit “Të jesh LGBTI në Evropën Lindore: Ulja e pabarazive dhe përjashtimit dhe lufta kundër homofobisë dhe transfobisë me të cilët përballen personat LGBTI në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbi” (BLEE). Projekti shqyrton çështje të komunitetit LGBTI në secilin prej këtyre vendeve në aspektin e të drejtave të njeriut dhe atë të zhvillimit, duke i vendosur këto në kontekstin e zhvillimit të kapaciteteve të shoqërisë civile, mobilizimit të komunitetit dhe kapaciteteve të qeverisë. Kjo përfshin, por nuk kufizohet me, të drejtën për kujdes shëndetësor dhe mirëqenie në kontekstin e zhvillimit. Qëllimi i raporteve kombëtare të BLEE, të përgatitura gjatë zbatimit të projektit, ka qenë që t’i jepte zë shqetësimeve të komuniteteve të personave lesbike, gei, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë (LGBTI); të identifikonte mangësitë në legjislacion dhe në praktikë; dhe të jepte rekomandime për grupet përkatëse të interesit.

 

Kliko këtu për të shkarkuar studimin e plotë në pdf.

Scroll to Top