Testohu falas (dhe anonimisht) për SST pranë Aleanca LGBT

Facebook
Twitter
LinkedIn

Aleanca LGBT ofron testime falas, të shpejta, të sigurta dhe anonime për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (HIV, sifiliz, hepatiti B dhe C), duke siguruar mbrojtje dhe kujdes për komunitetin LGBTI+. Ky shërbim jo vetëm që u mundëson individëve të kenë qasje të shpejtë dhe të besueshme ndaj testimeve, por gjithashtu garanton privatësinë dhe sigurinë e tyre.

Gjithashtu pranë qendrës sonë vizitorët dhe miqtë tanë mund të vihen në kontakt me mjekë dhe personel shëndetësor mbështetës si dhe të marrin pjesë në sesione të ndryshme informuese mbi tematika të ndryshme mbi shëndetin.

Ke nevojë të testohesh? Na kontaktoni tani pa frikë +355 69 305 3764!

Disa të dhëna mbi testimet pranë Aleanca LGBT:

Në këtë aspekt, gjate vitit 2023, kemi ofruar 1538 testime për SST, kemi rimbursuar medikamentet dhe kurat për 100 persona, si dhe kemi ofruar mbështetjen tonë në ndjekjen dhe mbështetjen e 128 personave me nevoja të ndryshme mjekësore.

Gjithashtu kemi vijuar punën për ndërgjegjësimin publik mbi SST si dhe aksesin në shërbime shëndetësore për komunitetin LGBTI+ si dhe kemi vijuar bashkëpunimin me institucionet e shëndetit publik në fushtata ndërgjegjësuese dhe informuese për komunitetin tonë.

Si funksionojnë testet për HIV?

Mënyra si operohet është përmes testeve të shpejta, shpimit të gishtit dhe marrjes së dy-tre pikave gjaku. Që nga fillimi i korrikut 2018 këto teste u bënë pjesë e programit të financuar prej “Global Fund” dhe implementuar nga Ministria e Shëndetësisë. Testet e shpejta për HIV, sifiliz, hepatiti B dhe C janë të aksesueshme gjatë gjithë kohës në qendrën tonë.

Sa konfidenciale janë këto teste?

Mënyra e testimit është e tillë që personi nga komuniteti na kontakton dhe vendos një orar. Testimi është totalisht konfidencial, nëse ata nuk dëshirojnë të japin kartën e identitetit apo emrin, nuk përbën problem. Para testimit ofrohet këshillimi me psikologen. Më pas është testimi që realizohet nga një laborante. Mbas 30 minutash prej testimit psikologia jep rezultatin dhe së bashku me të dhe këshillimin.

Çfarë ndodh nëse rezultati është pozitiv? A referohen diku këta persona?

Personi në fjalë shoqërohet në ISHP dhe referohet në institucione më të specializuara mjekësore. Pranë ISHP bëhet sërish testi më i avancuar, i cili tregon stadin e zhvillimit të virusit. Paskësaj, rasti referohet në QSUT, pranë departamentit infektiv.

Secili person mund të rikthehet pranë Aleancës për këshillim psikologjik kurdoherë që e ndjen të nevojshme.

Scroll to Top