LC Waikiki ndalon përdorimin e ylberit dhe simboleve LGBT+

Kompania turke e veshjeve LC Waikiki, e cila ka dhe një rrjet të gjerë dyqanesh në Shqipëri dhe Kosovë, u tha punonjësve të saj “të mos përdorin ylberin në një mënyrë që mund të perceptohet si simbol për komunitetin LGBT+ dhe njëkohësisht të zvogëlojnë numrin e ngjyrave të përdorura në produkte dhe të dallojnë nuancat e ngjyrave”.
“Në qershor dhe korrik, simbolet e ylberit, njëbrirëshave, ylber + njëbrirësh nuk duhet të përdoren në atë mënyrë që të krijojë perceptimin e të qenit pjesë e komunitetit LGBT”, tha kompania e tekstilit LCW në një e-mail të dërguar për punonjësit e saj.
Norvegjia vendos t’u japë prioritet refugjatëve LGBTI!

Shteti nordik Novegjia, ka vendosur se refugjatët LGBTI të kenë përparisi në krahasim me refugjatët e tjerë, për të marrë statusin e azilantit, dhe të tranferohen më shpejt nga qendrat e azilit në vendbanimin e përhershëm.
“Për fat të keq në shumë vende njerëzit nuk nuk janë të lirë të duan atë që dëshirojnë”, tha ministrja norvegjeze e emigracionit Grude Kreek Almeland.
Në prag të zgjedhjeve, situata për komunitetin LGBTI në Poloni sa vjen e vështirësohet!

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda të hënën propozoi ndryshimin e kushtetutës për të ndaluar çiftet LGBT të birësojnë fëmijë përpara balotazhit presidencial të së dielës në të cilën kandidatët po garojnë në një garë të ngushtë kokë më kokë.
Kandidati i Platformës Qytetare të opozitës, kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskoëski, tha fundjavën e kaluar se ai është gjithashtu kundër birësimit të fëmijëve nga çiftet LGBT.
Shërohet personi i parë me HIV përmes ilaҫeve!

Studiuesit thonë që HIV është shëruar për herë të parë në histori me ilaҫe, gjë e cila krijon një shpresë të madhe drejt një kure për HIV-in!
Studimi ka përfshirë një burrë brazilian 34-vjeçar i cili u diagnostikua me HIV në vitin 2012. Ai filloi terapi antiretrovirale (ART) dhe iu dha ilaçe të tjera që përfshinin nikotinamide, një formë e vitaminës B3.
Në Kosovë u hapet rrugë martesave të gjinisë së njëjtë!

Projekt Kodi Civil i Kosovës, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, është prezantuar të martën nga ministri i Drejtësisë atje, Selim Selimi.
Hartimi i tij ishte bërë në konsultim edhe me aktorët vendorë të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.
Selimi, gjatë konferencës ka thënë se përmes këtij Projekt Kodi synohet që të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile si Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.
Në muzeun e Butrintit gjendet edhe një statujë e të dashurit të Perandorit Adrian!
Butrinti është një ndër qytetet më të vjetra shqiptare, në të cilin ende gërmohet dhe arkeologët gjejnë vit pas viti fakte të reja për historinë e vendit tonë.
Por, në muzeun e Butrintit gjendet edhe një statujë e Antinous të dashurit të Perandorit Adrian.
Mali i Zi njeh çiftet e të njëjtit seks
Parlamenti malazez ka miratuar para disa minutash draft ligjin për njohjen e Partnerëve të së njëjtit seks.
Për miratimin e ligjit nevojiteshin 41 vota, ndërsa ai është miratuar në parlament me 42 vota.
Një vendim historik që i hap rrugën njohjes së martesave brenda gjinisë në vendin fqinj.
Organizatat LGBTI në vend e kanë cilësuar vendimin si historik dhe si hapin e parë të madh në rrugën e gjatë drejt barazisë.
Mijëra persona kërkojnë zëvendësimin e statujës së Kristofor Kolombit me aktivisten transgjinore
Më shumë se 24,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet për të zëvendësuar një statujë të Kristofor Kolumbit në Elizabeth, Nju Xhersi, me atë të Marsha P. Johnson, një aktiviste transgjinore me ngjyrë që lindi atje.
“Ne duhet të përkujtojmë Marsha P. Johnson për gjërat e mrekullueshme që ajo bëri gjatë jetës së saj dhe për frymëzimin që ajo është për anëtarët e komunitetit LGBTI+ në të gjithë botën, veçanërisht gratë e zeza trans”, shkroi Celine De Silva, organizatorja e peticionit në Change.org , i cili kishte arritur gati 25,000 nënshkrime që prej pasdites së së hënës.
Pyetësor për Covid-19 (Koronavirus)
Ky pyetësor ka për qëllim vlerësimin e situatës socio-ekonomike dhe psikologjike të komunitetit LGBTI+ gjatë COVID 19 (Koronavirusit). Plotësimi i pyetësorit është anonim dhe synon të identifikojë problematikat me të cilat komuniteti LGBTI+, po përballet në mënyrë të tillë që organizatat Aleanca LGBTI dhe Streha LGBTI, t’ju vijnë në ndihmë përmes punës së tyre dhe gjithashtu të dëtyrojnë institucionet shtetërore të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre, gjatë kësaj pandemie.
Mund ta plotësoni pyetësorin në linkun e mëposhtëm:
HISTORIKE / Shqipëria ndalon ndërhyrjet kirurgjikale tek fëmijët interseks
Për herë të parë në Shqipëri, është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, një protokoll Mjekësor për Vlerësimin e Fëmijëve me Zhvillim Gjenital Atipik, ose personat interseks.
Kjo është një ndër arritjet më të mëdha të organizatave për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut, dhe organizatave që mbrojnë specifikisht fëmijët dhe personat me Zhvillim Gjenital Atipik, në Shqipëri.