Thirrje për punonjës/e social/e

Facebook
Twitter
LinkedIn

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI+  është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore. Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar LGBTI+ , mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës sociale si dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të punës së Aleancës në ofrimin e shërbimeve, po kërkojmë një punonjës/e social/e me kohë të plotë, duke filluar nga muaji Prill 2024.

Punonjësi social do të angazhohet drejtpërdrejtë me qytetarët LGBTI+ në nevojë,  në qendrën ditore, online dhe komunitet, duke kontribuar aktivisht në mirëqenien e përgjithshme të tyre. Punonjësi social  do të lehtësojë aksesin në shërbimet thelbësore nëpërmjet fuqizimit individual të qytëtarëve LGBTI+, avokimit për raste të veçanta dhe në tërësi për realizimin e të drejtave individuale dhe të përgjithshme, dhe ngritjes së kapaciteteve të shërbim ofruesve.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit livia.zotrija@gmail.com me Subjektin “Aplikim në pozicionin e Punonjësit Social” deri në datën 11 Prill 2025.

Aplikimet e dërguara pas datës 11 Prill nuk do të merren parasysh. Aleanca LGBTI+ inkurajon aplikime nga individë me prejardhje dhe identitete të ndryshme.

Për më shumë detaje, referojuni dokumentit në vijim.

Scroll to Top