Karaj: Kerkesa ndaj partive, e drejta per te ndertuar familjet tona

Duke folur për dokumentarin “Të fshehur mes jush” të realizuar nga Pro LGBT me mbështetjen e fondacionit Soros, Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT artikulon sot në një intervistë për “Panorama” kërkesën e komunitetit LGBT për të patur të drejtën e adoptimit të fëmijëve dhe legalizimin e të drejtës për të ndërtuar familje e për të rritur fëmijë

Duke folur për prindërimin Karaj thotë: “Ne do të votojmë në qershor dhe duam të dimë: cila forcë politike mbështet të drejtën tonë për të krijuar familje, për të gëzuar privilegjet, por edhe detyrimet që kanë të gjitha çiftet, qoftë në martesë, qoftë në bashkëjetesë? Cila forcë politike ka menduar të na sigurojë të drejtën për të adoptuar fëmijë, në rast se çiftet LGBT plotësojnë të gjitha kushtet e kriteret për t’i siguruar jetë të lumtur fëmijëve? Dhe mbi të gjitha, cila forcë politike do mendojë për masa konkrete për të çrrënjosur diskriminimin në arsim, në aksesin në shëndetësi dhe kudo ku shfaqen persona homoseksualë? Deri tani, ne ende nuk e dimë…”,

Shkrimi i plotë: 

Anxhela dënohet më shumë se Delijorgji i Gërdecit

Opinion nga Erjon Tela

Disa ditë më parë lexova në gazetën Standard se është marrë vendimi për dënimin me burg të transgjinores Anxhela. Në lajmin e Standart thuhej se “gjykata ka qenë paksa e butë”. Sipas verdiktit të gjykatës Fatjon Hoxha (Anxhela) u dënua nga gjykata me nga 7 vite e 6 muaj burg për mashtrimin e një biznesmeni gjerman duke e futur në kurth e më pas duke i grabitur 500 euro dhe një iphone. Nje gazete tjeter njoftonte per 5 vite burg.

Ndërkohë gazeta Panorama raporton nga ana tjeter se Mihal Delijorgji, i akuzuar për “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” me pasojë 26 persona që humbën jetën dhe afro 300 të plagosur është dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit!

X