Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI+ prezanton udhëzuesin praktik për profesionistët që punojnë me klientë LGBTI+. Ky material ofron informacion mbi mënyrat e punës dhe temat që kërkojnë një qasje të veçantë për zhvillimin e shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës të individit.
Udhëzuesi thekson se puna me klientët LGBTI+ nuk ndryshon nga puna me çdo klient tjetër, por sjell sfida dhe çështje që mund të kërkojnë më shumë kujdes dhe mbështetje profesionale. Ai synon t’u japë besim profesionistëve dhe të ofrojë një model pranuese e pozitiv për të gjithë.