Aleanca LGBTI sapo ka publikuar një manual të ri është publikuar për punonjësit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri për të adresuar çështjet që prekin komunitetin LGBTIQ+.
Manuali trajton mangësitë në kuadrin ligjor shqiptar në lidhje me të drejtat e individëve LGBTIQ+, përfshirë mungesën e njohjes ligjore për bashkimet e çifteve të të njëjtit seks dhe mbrojtjen e të drejtave të personave transgjinorë. Ai ofron një analizë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përmbledh rekomandime për fuqizimin e mbrojtjes ligjore të individëve LGBTIQ+ përmes udhëzimeve ndërkombëtare dhe instrumenteve “soft-law.” Manuali gjithashtu përfshin burime dhe rekomandime për zhvillimin profesional të punonjësve të drejtësisë, duke synuar një qasje më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse ndaj të drejtave të këtij komuniteti në Shqipëri.
Ftojmë pecialistët ligjorë të shfletojnë dhe të thellohen në përmbajtjen e Vademekumit mbi Çështjet Ligjore të Personave LGBTIQ+ për të pasuruar njohuritë e tyre mbi këtë fushë delikate dhe për të përmirësuar praktikën në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve LGBTIQ+.
Me financim nga UN Trust Fund to End Violence Against Women, ky dokument sjell burime të rëndësishme për profesionalizimin dhe ndjeshmërinë e punonjësve të sistemit të drejtësisë në lidhje me çështjet e orientimit seksual, identitetit gjinor dhe karakteristikave të seksit.