• Personazhe
  • Mite & Fakte
  • Radio Aleanca
  • Kontakte
  • Staf
Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBTAleanca Kundër Diskriminimit të LGBT
  • RRETH NESH
  • PUBLIKIME
    • Raporti Vjetor
  • LAJME
  • AKTIVITETE
    • GALERIA
  • EDUKIM
  • RRËFIME
  • SHËNDETI
  • AKTIVIZOHU

Kurorëzohet Miss Trans Albania 2019

28 Janar 2019

Ditën e shtunë, mes emocionesh dhe surprizash, u zhvillua konkursi i shumëpritur i bukurisë, Miss Trans Albania 2019.

Eventi i organizuar nga Aleanca LGBT dhe Streha LGBT, promovon bukurinë e vajzave transgjinore dhe rrit vizibilitetin e komunitetit trans në vendin tonë, duke u dhënë mundësinë këtyre vajzave të guximshme, për të festuar bukurinë dhe individualitetin e tyre në shoqëri.

Këtë vit në Miss Trans Albania morën pjesë 10 vajza të cilat konkuruan në 3 sfilata. Sfilatat u ndërthurën me performanca të shumta nga të ftuarat dhe me humorin e dy moderatoreve, Klea dhe Hirushja.

Leggi tutto...

Flet aktivistja Karaj për testet e HIV ” Aleanca LGBT është një mjedis i besueshëm për komunitetin që të testohet”

01 Janar 2019

Stigma rreth personave të infektuar me HIV vijon të mbetet e lartë, por kjo stigmë përforcohet kur personi i infektuar i përket një komuniteti të margjinalizuar sikurse është komuniteti LGBTI+.

“Që nga hapja e Aleanca LGBT, ndërgjegjësimi rreth SST dhe HIV/SIDA ka qenë në fokus të punës sonë. Në fillim nuk kishim mundësi të jepnim shërbimin e testimit. Më parë kemi bashkëpunuar me Institutin e Shërbimit Publik (ISHP) si dhe me organizata të tjera për të sjellur mundësinë e testimit më pranë komunitetit. Kjo nënkupton që pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ të kenë mundësi të zhvillojnë testin pranë një ambjenti që është më i sigurtë për ta”, shprehet aktivistja Xheni Karaj dhe njëkohësisht drejtuese e “Alenca LGBT+”.  Për këtë arsye HistoriaIme vendosi të intervistojë aktivisten Karaj  për të folur rreth testimeve të bëra pranë kësaj organizate dhe rëndësinë e tyre për komunitetin LGBTI+ në Shqipëri.

Leggi tutto...

Trajnim rreth komunitetit LGBTI+ me punonjësit e njësive administrative të Bashkisë së Tiranës

27 Nentor 2018

Aleanca LGBT në bashkëpunim me organizatën “Pro-LGBT” kanë realizuar ditën e sotme një trajnim me punonjësit e disa prej njësive administrative të Bashkisë së Tiranës. Trajnimi është fokusuar në prezantimin e terminologjisë së LGBT+ dhe situatës së përgjithshme të komunitetit në Shqipëri.

Pjesë e këtij trajnimi ishin disa punonjës nga njësitë administrative me numër 1,2,3 nga Bashkia e Tiranës. Punonjësit u njohën më në detaj me legjislacionin shqiptar rreth komunitetit LGBTI+, shërbimet që Aleanca LGBT dhe “Pro-LGBT” ofrojnë si organizata nga shoqëria civile në promovim të të drejtave LGBTI+.

Leggi tutto...

Rrëfimi i Lindës, transgjinorja që jeton në Itali

10 Tetor 2016

Emri im është Linda, kam lindur në Shqipëri në vitin 1987. Jam një vajzë transgjinore që jeton në Itali prej vitit 1999. Jam trans që prej moshës 20 vjeç edhe pse nuk është korrekte të thuash kështu duke qenë se jam ndjerë femër që kur kam lindur. Unë besoj tek nevoja për të treguar historitë e vajzave trans që janë të gatshme të përballojnë betejën kundër paragjykimeve dhe transofobisë. Prej shumë vitesh bashkëpunoj me shoqatën italiane të transgjinorëve e cila lufton për njohjen e të drejtave tona dhe sot ndihem e gatshme të përballem me popullin shqiptar dhe të dal hapur në lidhje me nacionalitetin tim.

Jeta ime ka qenë shumë e trazuar dhe e vështirë, si ajo e pjesës më të madhe të vajzave transeksuale, por kjo është një tjetër histori, sot dua të flas për gjëra më specifike në lidhje me temën e transeksualëve. Kohë më parë kam parë një intervistë në një televizion kosovar të Edonës, një transgjinoreje tjetër dhe komentet që lexova poshtë intervistës më bënë të qaj nga zemërimi. Shqipëria është një vend kaq i bukur dhe shqiptarët janë një popull i dashur dhe i ëmbël, me vlera që nuk i kam gjetur në asnjë vend tjetër, por ka një problem të madh që është ai i mosinformimit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që komuniteti trans të shfaqet në televizion për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se të jesh trans nuk është një lojë e as një zgjedhje por është një gjendje. Do të doja që personat që na gjykojnë ne si një turp e që thonë se duhet të vdesim, meritojmë të pushkatohemi apo se Enver Hoxha do të na e bënte mirë, të kuptojnë se nëse të jesh trans do të ishte realisht një zgjedhje, ne nuk do ta bënim kurrë.

Leggi tutto...

Adoleshenti transgjinor vret veten sepse stafi i spitalit e quante vajzë

10 Tetor 2016

Një adoleshent transgjinor vrau veten, pasi personeli i spitalit vazhdimisht i referohej si vajzë.

Kyler Prescott ishte vetëm 14 vjeç kur vrau veten për shkak të ankthit dhe depresionit në mars të vitit të kaluar.

Para vdekjes së tij, ai u shtrua në spitalin e fëmijëve Rady në San Diego, e cila ka një klinikë të menaxhimit gjinor për fëmijët me disfori gjinore, për t’u vendosur në vëzhgimin vetëvrasës.

Megjithatë, pavarësisht njësive të specializuara, nëna e Kyler, Katherine Prescott tha se stafi vazhdoi t’i referohej atij si vajzë dhe shpesh përdornin përemra femërorë.

Duke folur për Washington Post, ajo tha se kjo i shkaktoi atij të futej “në një spirale emocionale”.

“Ai ishte i tërbuar”, tha ajo.

“Ata po e përkeqësonin. Po e traumatizonin totalisht”.

Këtë javë, Znj. Prescott ngriti një padi kundër spitalit Kaliforniano Jugor në një Gjykatë Qarku Amerikane.

Ajo tha se ndërsa nuk e fajëson spitalin për vdekjen e Kyler, ajo duhet të ” sigurohet se [kjo] nuk do të ndodhë me ndonjë fëmijë tjetër”.

“Kur djali im ishte i dëshpëruar, unë i besova Spitalit të fëmijëve Rady sigurinë dhe mirëqënien e tij”, tha ajo.

“Spitalet supozohet të jenë vende të sigurta që i ndihmojnë njerëzit kur ata janë në nevojë.

“Në vend që të shërohej në spital, Kyler u përkeqësua për shkak se stafi vazhdoi ta traumatizojë atë duke e trajtuar në mënyrë të vazhdueshme si vajzë dhe duke injoruar problemet e tij të rënda shëndetësore.

“Është e dhimbshme të flas, por unë dua të sigurohem që asnjë prind ose fëmijë tjetër të kalojë atë që kalova unë.”

Në përgjigje të padisë, Spitali i Fëmijëve Rady tha se ishte “prioriteti kryesor” i tyre që të sigurojë nivelin absolut më të lartë të kujdesit të pacientëve.

“Ndërsa është politika e Spitalit të Fëmijëve Rady të mos komentojë çështjet ligjore të mbetura pezull, çdo pretendim për shkelje, duke përfshirë diskriminimin, po hetohen imtësisht dhe do të ndiqen deri në fund,” thuhej në një deklaratë./A.A.

Burimi:www.historia-ime.com

POLITIKA E KUALITETIT

23 Shtator 2016

Duke pasur parasysh orientimin strategjik (d.m.th. vizionin) dhe ambientin afarist / kontekstin (d.m.th. misionin) Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT – synon përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mbështetjes, fuqizimit dhe rritjes së  vizibilitetit të komunitetit LGBT si dhe trajnimin per rritjen e ndërgjegjësimit të grupeve të ndryshme sociale në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor të cilat arrihen përmes:

 ►   Ofrimit të  shërbimeve me të cilat përmbushen kërkesat, nevojat dhe pritshmëritë e përdoruesve dhe palëve të tjera të interesuara, përfshirë edhe kërkesat ligjore. 

►   Përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha proceseve tona dhe monitorimin e vazhdueshëm të kënaqëshmërisë së përfituesve tanë.

►   Obligimin e menaxhimit më të lartë nga ana e AKD, në mënyrë të tillë që me realizimin dhe mirëmbajtjen e atmosferës së punës të stimulojë të punësuarit që në tërësi të marrin pjesë në mënyrë aktive në realizimin e objektivave të punës.

►   Planifikimin e vazhdueshëm të edukimit, trajnimin dhe motivimin e të punësuarve, me qëllim të kryerjes efikase dhe cilësore të punëve ekzistuese dhe atyre të reja.  

►   Aplikimin e qasjes së procesit në menagjimin me të gjitha resurset dhe aktivitetet dhe menagjimin me sistemin dhe proceseve të ndërlidhura mes veti.

►   Përcaktimin e rreziqeve dhe mundësive në afarizmin e tyre, planifikimin e masave të cilat kanë të bëjnë me rreziqet dhe mundësitë, integrimin e këtyre masave në të gjitha proceset afariste dhe vlerësimin e tyre. 

►   Marrjen e vendimeve afariste dhe vendimeve tjera në bazë të analizës së të dhënave dhe informacioneve. 

►   Avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zhvillimin e partnershipit  me bashkëpuntorët dhe vullnatarët, me ç’ka kontribohet plotësimi i dyanshëm i interesave.

Politika e kualitetit ndërkohë mund të shqyrtohet dhe ndryshohet kur ajo të jetë e nevojshme. Në varësi nga nevoja, politika e kualitetit është e disponueshme për palët e interesuara. 

Memorandumi i Bashkëpunimit

24 Mars 2016

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë‬ dhe organizatave Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT‬, Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT‬ dhe Qëndra Streha u nënshkrua nga Ministri Z. Blendi Klosi. Jemi në pritje të nënshkrimit të Memorandumeve dhe nga Ministria e Edukimit dhe Shëndetësisë.

Zvogëli i Dhunës LBT

24 Mars 2016

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në kuadër të projektit me UN Trust fund ka parashikuar një projekt 2 vjecar të fokusuar te dhuna kundër vajzave LBT.
Projekti në vitin e parë fokusohet në një kërkim I cili do të fokusohet në dy fusha të shërbimeve: Shëndetsor dhe të Edukimit.
Kërkimi do shtrihet në Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Vlorë, në mënyrë që të ketë shtrirje sa me të gjërë.
Qëllimi: Qëllimi i projektit është të zvogëlojë dhunën dhe diskriminimin ngaofruesit e shërbimeve kundrejt grave LBT. Kjo do të sjellë gëzim më të madh të të drejtave të tyre dhe zvogëlim të diskriminimit karshi grave LBT, si dhe akses më të mirë në edukim dhe shëndetësi.
Objektivat:
1. Institucionet kryesore të shëndetësisë dhe edukimit do të përmirësojnë ofrimin e shërbimit dhe të aksesit në mënyrë që të përmbushin nevojat e grave LBT.

2. Organizatat e grave dhe grupet e grave LBT do të forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërvepruar me institucionet shtetërore në mënyrë që të advokojnë për të pasur një qasje më të mirë në rastet e dhunës ndaj grave në përgjithësi dhe ndaj grave LBT në veçanti.



Sofia Hultin – “I’m Every Lesbian, Jam çdo lezbike” Audio Tour

16 Shtator 2013

Jam cdo lezbikeTë dashura lezbike të Tiranës,

“Jam çdo lezbike” është një shëtitje në qytet, një guidë në formë audioje dhe një hartë në të cilën tregohet një pjesë e historisë sonë në Tiranë. Ajo bazohet në historitë që me aq bujari disa prej jush kanë ndarë me mua gjatë qëndrimit tim këtu në qytet. Si çdo histori rreth një qyteti, ato janë po aq subjektive, fantastike, të trishta e plot shpresë sa edhe të vërteta. Këto janë edhe histori te një rëndësie të madhe.

Historia e dokumentuar lezbike në Tiranë, që është më shumë se pesë vjeçare, është pothuajse inekzistente dhe përderisa askush nuk po e shkruan historinë tonë për ne – na duhet që ne ta shkruajmë vetë. Faleminderit për kontributin tuaj. Kjo punë ju kushtohet juve! Lexo intervistën 

Leggi tutto...

Programi i "Art. 1" online

01 Maj 2013

Faqja 8 di 9

  • Fillimi
  • Para
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Tjetra
  • Fund

VIDEO LGBT

KONTAKTO ME NE

web: www.aleancalgbt.org

email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

tel: +355 (0) 693053764

 

MIQTË TANË

© 2023 Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë)
credits | [p]

X
  • KRYESORE
  • RRETH NESH
  • PUBLIKIME
    • Raporti Vjetor
  • LAJME
  • AKTIVITETE
    • GALERIA
  • EDUKIM
  • RRËFIME
  • SHËNDETI
  • AKTIVIZOHU