Bullizmi dhe efektet që rrjedhojnë prej tij

 

Në vitet e fundit dëgjojmë shpesh të përmendet termi “bullizëm”. Nuk ka një fjalë specifike për ta shqipëruar por kuptohet si ‘sjellje agresive dhe e papërshtatshme ndaj një individi, ushtruar nga një ose më shumë persona’. Bullizmi ka tendencë të përsëritet edhe nëse “arsyet” e keqtrajtuesit ndryshojnë.

Pre e bullizmit mund të jetë kushdo që ndihet në pozita inferiore ndaj bullistit (term që i referohet personit/personave që ushtrojnë bullizmin). Thënë kjo, viktimë e bullizmit mund të jetë një fëmijë shëndetlig, një adoleshente me gjatësi më të madhe se moshataret e saj, një grua mbipeshë, një i ri homoseksual… Në vetëvete, bullizmi fuqizohet nga dallimet e perceptuara mes individëve apo grupeve të cakuara. Por kush e përcakton se cili nga grupet është më i dobët? A ka në të vërtetë një grup më të dobët?

Nëse i referohemi grupimit LGBTI, mund të shprehemi se bën pjesë te grupimet më të prekura nga bullizmi. Kjo jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Nga rreth 10.000 persona që u bënë pjesë e një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, 4% ishin biseksualë, 1% meshkuj homoseksualë dhe 1% femra homoseksuale. 79% e biseksualëve të vetë-deklaruar në studim, pranuan se kanë qenë pre e bullizmit, ndërsa 15% prej tyre kishin ushtruar edhe vetë bullizmin. 82% e meshkujve homoseksualë kanë qenë pre e bullizmit dhe 32% kanë qenë në pozicionin e bullistëve. Nga femrat homoseksuale, 73% pohuan se ndaj tyre është ushtruar bullizëm, ndërsa 20% kanë qenë vetë ushtruese. Këto shifra duhen marrë në konsideratë, duke qenë  se i përkasin vitit 2017. Nëse në çdo vend do të rezulonte mesatarisht kjo pasqyrë shifrash, përballja me bullizmin do të duhej të planifikohej me një ndërhyrje të posaçme për mbrojtjen e personave LGBTI. Mendohet se ndërhyrjet e tilla janë të mundura dhe efikase.

Cilat janë dallimet midis seksit, gjinisë dhe identitetit gjinor?

Është e zakonshme që njerëzit të ngatërrojnë seksin, gjininë dhe identitetin gjinor. Por ata janë në të vërtetë të gjitha koncepte të ndryshme.

 

  • Seksi  - është një etiketë - mashkull apo femër - që ju është caktuar nga një mjek në lindje bazuar në organet gjenitale me të cilat lindni dhe kromozomet që keni. Kjo shënohet në certifikatën tuaj të lindjes.
  • Gjinia - është shumë më komplekse: Është një status social dhe ligjor, dhe një sërë pritjesh nga shoqëria, rreth sjelljeve, karakteristikave dhe mendimeve. Çdo kulturë ka standarde për mënyrën se si njerëzit duhet të sillen bazuar në gjininë e tyre. Por më shumë së sa ka të bëjë me  pjesët e trupit, ka të bëjë  më shumë me mënyrën se si prisni të veproni, për shkak të seksit tuaj.
  • Identiteti gjinor - është se si ndiheni brenda dhe si shprehni gjininë tuaj nëpërmjet veshjes, sjelljes dhe pamjes personale. Është një ndjenjë që fillon shumë herët në jetë.

 

Zvogëli i Dhunës LBT



Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në kuadër të projektit me UN Trust fund ka parashikuar një projekt 2 vjecar të fokusuar te dhuna kundër vajzave LBT.
Projekti në vitin e parë fokusohet në një kërkim I cili do të fokusohet në dy fusha të shërbimeve: Shëndetsor dhe të Edukimit.
Kërkimi do shtrihet në Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Vlorë, në mënyrë që të ketë shtrirje sa me të gjërë.
Qëllimi: Qëllimi i projektit është të zvogëlojë dhunën dhe diskriminimin ngaofruesit e shërbimeve kundrejt grave LBT. Kjo do të sjellë gëzim më të madh të të drejtave të tyre dhe zvogëlim të diskriminimit karshi grave LBT, si dhe akses më të mirë në edukim dhe shëndetësi.
Objektivat:
1. Institucionet kryesore të shëndetësisë dhe edukimit do të përmirësojnë ofrimin e shërbimit dhe të aksesit në mënyrë që të përmbushin nevojat e grave LBT.

2. Organizatat e grave dhe grupet e grave LBT do të forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërvepruar me institucionet shtetërore në mënyrë që të advokojnë për të pasur një qasje më të mirë në rastet e dhunës ndaj grave në përgjithësi dhe ndaj grave LBT në veçanti.

Ndihme femija im eshte gej, biseksual, lesbike, transgjinor

Pyetje dhe Përgjigje për prindërit e personave Gej, Lezbike dhe Biseksualë.

Shpresojmë që kjo broshurë t’ju ndihmojë të kuptoni orientimin seksual të femijës suaj dhe domëthënien që ka për ju në marrëdhëniet më fëmijën tuaj.

Fjalori i përdorur në broshurë:

Orientimi seksual dhe homoseksualiteti

Cfarë kuptojmë me “orientim seksual”?
“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër. Dikush që tërhiqet nga dikush tjetër i të njëjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund të quhet ‘gay’(femra dhe meshkuj),ose lezbike. Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim heteroseksual. Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht  me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualë. Orientimi seksual është i ndryshëm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive të brendshme që tregojnë se dikush është mashkull apo femër. Orientimi seksual është një koncept relativisht i ri. Në fakt, edhe pse sjelljet brenda të njëjtit seks kanë ekzistuar gjithmonë, ideja e identitetit homoseksual ose e një personi homoseksual është vetëm 100 vjeçare.
Koncepti i orientimit seksual ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht sjellje seksuale. Përfshin si ndjenja ashtu edhe identitet. Disa individë mund ta identifikojnë veten e tyre si “gay”, lesbike ose biseksualë edhe pa u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual. Disa njerëz besojnë se orientimi seksual është i lindur dhe i përcaktuar; mirëpo orientimi seksual zhvillohet përgjatë jetës së dikujt. Individët ndoshta ndërgjegjësohen në momente të ndryshme të jetës së tyre se janë heteroseksualë, gay, lesbike ose biseksualë.

Cili është shkaku që personat kanë orientim seksual të posaçëm?
Ka teori të panumërta përsa i përket origjinës së orientimit seksual tek individët. Shumë shkencëtar të ditëve të sotme pranojnë se orientimi seksual ka shumë gjasa të jetë rezultat i bashkëveprimit të një kompleksiteti faktorësh rrethues, njohës dhe biologjikë. Në shumë persona, orientimi seksual, formohet që në moshë të vogël. Ka gjithashtu prova të cilat sugjerojnë se faktorët biologjikë, duke përfshirë ato gjenetikë ose  hormonal të lindur, luajnë një rol domethënës në seksualitetin e personave.
Është e rëndësishme të njihet se ka shumë arsye përsa i përket orientimit seksual të individëve, dhe këto arsye mund të jenë të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

A është një zgjedhje orientimi seksual?
Jo, qëniet njerëzore nuk mund të zgjedhin për të qënë homoseksualë, apo heteroseksualë. Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual shfaqet që në adoleshencën e hershme, pa patur eksperiencë të mëparshme seksuale. Megjithatë ne mund të zgjedhim për tu sjellë në bazë të ndjesive tona apo jo. Psikologët nuk e konsiderojnë orientimin seksual si një zgjedhje të ndërgjegjshme e cila mund të ndryshohet në mënyrë të vullnetshme.

Çfarë e shkakton Homoseksualitetin/Heteroseksualitetin/Biseksualitetin?
Askush nuk e di shkakun e heteroseksualitetit, homoseksualitetit ose biseksualitetit. Dikur mendohej se

X