Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që punëdhënësit që pushojnë punëtorët vetëm se janë homoseksualë ose transgjinorë po shkelin ligjet e të drejtave civile të vendit.

Pas Spanjës, Zvicrës, Maltës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Shqipëria është bërë vendi i 6 në Europë që ndalon me ligj terapinë e konvertimit, të personave LGBTI, që psikologët aplikonin.
Urdhri i Psikologut ka vendosur për ndalimin e kësaj terapie, e cila ishte një lloj përpjekjeje për të ndryshuar orientimin seksual të një personi, identitetin gjinor ose shprehjet e gjinisë.
Të gjitha të dhënat kanë qenë shqetësuese, pasi rreth personat që konvertohen priren që të kryejnë vetëvrasje 8.4 herë më shumë se të tjerët, janë 5.9 herë më të ekspozuar ndaj niveleve të larta të depresionit; 3.4 herë më të prirur të përdorin substanca të paligjshme.
Vendimi do të hyjë në fuqi me 17 maj./ HistoriaIme
Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend.
Midis deklaratave të turpshme dhe përpjekjeve të shtirura publike, duam të sjellim në vëmendje faktin se komuniteti LGBTI+ nuk ndihet i përfaqesuar nga asnjë parti politike në Shqipëri.
Njera palë është qartazi më e trashë dhe më banale në gjuhë e në përmbajtje, pala tjetër është më e interesuar për të mbajtur përsipër një maskë emancipimi, por fakti është që të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut në Shqipëri.
LGBT është populli i papërfaqësuar ashtu si gjithë populli tjetër shqiptar. I papërfaqësuar nga askush.
Turp dhe neveri për politikanët e të dyja palëve që historikisht në vend të mendojnë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët zbulojnë nga arsenali i tyre stereotipe banale për tu marrë me njëri-tjetrin teksa në vazhdojmë të mbetemi qytetarë të nëpërkëmbur.
Me një ligj të ri, qeveria Orbán po kufizon të drejtat e njerëzve transgjinorë dhe transseksualë. Ai është një hap i mëtejshëm në luftën kundër gjithçkaje që nuk përkon me botëkuptimin e kryeministrit hungarez.
Ligji nuk erdhi në befasi. Që në fund të marsit – në mes të krizës së koronavirusit – kryeministri i djathtë hungarez, Viktor Orbán, njoftoi se do të shfuqizohej opsioni për të ndryshuar gjininë. Koalicioni i tij qeveritar e miratoi ligjin me dy të tretat e votave në parlamentin hungarez. Ligji parashikon që njerëzit trans- dhe ndërseksualë të mos mund ta ndryshojnë më gjininë biologjike që është regjistruar në regjistrin personal pas lindjes. Sipas ligjit të ri, caktimi i gjinisë “përcaktohet nga gjinia primare ose nga kromozomi” – përgjithmonë.
Protestat e politikanëve të opozitës, të cilët theksuan efektet serioze tek të prekurit, u injoruan. Imre Vejkey, anëtar i partnerit të koalicionit kristian-konservator të Viktor Orbán-it, KDNP, tha në prill: “Mendimi i të prekurve nuk ka rëndësi”.
Kosta Rika, vendi në Amerikën Qendrore përfundimisht ka legalizuar zyrtarisht martesat e të njëjtit seks.
Me datën 26 maj, Regjistri Civil i vendit do të fillojë përpunimin e regjistrimeve në mënyrë që të krijohet praktikisht mundësia që çiftet e të njëjtit seks të martohen zyrtarisht.
Teatri është të gjithë ne, ne jemi teatri!
Me pamje të trishta si ato të prishjes së Teatrit Kombëtar, simbol jo vetëm i identitetit të përbashkët kulturor dhe historisë së vendit, por edhe i rezistencës demokratike në vend dhe aktivizmit qytetar, shprehim keqardhjen dhe shqetësimin tonë për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.
Ne, organizatat e poshtë shënuara, e gjejmë veten në një pozicion të vështirë dhe të kërcënuar nga dhuna dhe represioni i vazhdueshëm shtetëror. Ky represion ditët e fundit është manifestuar me gjobitjen dhe arrestimin e gazetarëve, kërcënimet ndaj medias së lirë, shtypjen e çdo forme të rezistencës qytetare, pa marrë asnjëherë në konsideratë dialogun. Masa anti-demokratike vazhdojnë të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet publike, në një vend pa opozitë reale dhe pa sistem gjyqësor funksional dhe pa Gjykatë Kushtetuese.
Ligjvënësit gjermanë votuan për të miratuar një ligj të enjten që ndalon të ashtuquajturat “terapi të konvertimit” që kanë për qëllim shtypjen e orientimit seksual ose identitetit gjinor.
“Homoseksualiteti nuk është një sëmundje”, -tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, i cili është gay. “Prandaj kjo terapi tashmë është mashtruese.”
Sipas ligjit të ri, reklamimi ose ofrimi i terapisë së konvertimit do të ndalohet për fëmijët deri në moshën 18 vjeç. Shkelësit mund të gjobiten deri në 30,000 € (33,000 dollarë) ose të dënohen deri në një vit burg.
Prindërit dhe kujdestarët që detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë programet mund të akuzohen gjithashtu për shkeljen e detyrës së tyre të kujdesit.